Dita 27 | Lexoni nga Jakobi 1:1-12
Lum njeriu që duron tundimin, sepse kur del i sprovuar, do të marrë kurorën e jetës. (v. 12)
Më kujtohet gjyshja ime që thoshte: “Më ka ardhur në majë të hundës duke më ardhur në majë të hundës”. Edhe pse nuk e sajoi ajo këtë barsoletë, edhe kur isha e vogël e dija që kjo ishte mënyra e saj me humor për t’u përballur me dhimbjen, lodhjen dhe sfilitjen që ajo ndjente në atë stad të jetës së saj. Vuajtja e saj ishte e vërtetë, ashtu siç është për të tjerët, dhe ndoshta edhe për ju. Sprovat që kalojmë mund të përfshijnë dhimbje fizike, vetmi, depresion shpirtëror ose një mori gjërash të tjera; këto sprova janë të vështira dhe mund të na dërrmojnë.
Po atëherë, si mundet Jakobi të shkruajë: “Ta quani gëzim të madh, o vëllezër të mi, kur bini në tundime të ndryshme” (v. 2)? Apostulli nuk po e minimizon vuajtjen, por po merr parasysh rezultatin final: një palëkundshmëri (ngulmim) që na bën neve “të përsosur dhe të plotë”, pra, një besimtar të pjekur, të cilit nuk i mungon asgjë (v. 4). Ne duhet t’i kërkojmë Perëndisë urtësi, me besim, duke e ditur që ai do t’i përgjigjet lutjeve tona. Jakobi na kujton se pasanikët nuk kishin ndonjë pozitë të veçantë me Perëndinë për shkak të pasurisë së tyre. Përkundrazi, njeriu që qëndron i palëkundur në sprova do të jetë i lum; dhe pasi të jetë sprovuar, ai do të marrë “kurorën e jetës” (v. 12).
Kjo “kurorë e jetës” është çmimi përfundimtar për ngulmimin, dhe ne e shohim këtë të përmendur edhe në pasazhe të tjera, përfshirë këtu leximin që kemi për ditën e nesërme. Kjo kurorë përfaqëson fitoren dhe jetën e përjetshme me Krishtin. Goxha çmim për të luftuar, apo jo? — Laura N. Sweet
Ndërsa luteni, kërkoni të ngulmoni me gëzim ndërkohë që luftoni për kurorën e jetës.
Një ofrim simbolik dhe i vërtetë
Dita 43 | Lexoni nga Romakëve 15:25-29; Veprat e Apostujve 19:21-22 Në qoftë se kombet u bënë pjesëtarë me ta në të mirat frymërore, kanë detyrë t'u shërbej ...
Shkrime dhe plane me guxim
Dita 42 | Lexoni nga Romakëve 15:14-24; Efesianëve 6:19-20 Por ju shkrova pjesërisht më me guxim. (Rom. 15:15) Reformatori Martin Luteri, në një letër shkr ...
Jo thjesht të durojmë
Dita 41 | Lexoni nga Romakëve 15:1-13; 2 e Korintasve 8:9 Edhe ne, që jemi të fortë, duhet ta mbajmë dobësitë e atyre që janë të dobët (Rom. 15:1) Kur isha ...
Të kthehemi nga të tjerët
Dita 40 | Lexoni nga Romakëve 14:13-23; Mateu 18:6-7 Le të ndjekim, pra, ato që ndihmojnë për paqen dhe për ndërtimin e njëri-tjetrit. (Rom. 14:19) Spektat ...
Të dy i përkasim Zotit
Dita 39 | Lexoni nga Romakëve 14:7-12; Marku 2:28 Edhe nëse jetojmë ose vdesim, të Zotit jemi. (Rom. 14:8) Kurdoherë që shkoja për vizitë, si pastor, tek a ...
I dobëti dhe i forti
Dita 38 | Lexoni nga Romakëve 14:1-6 Pranojeni atë që është i dobët në besim. (v. 1) Perëndia ka diçka të re për të na thënë çdo herë që e lexojmë Biblën. ...
Erasti, arkëtari i qytetit
Dita 37 | Lexoni nga Romakëve 16:21-23; 1 e Korintasve 1:26-27 Erasti, arkëtari i qytetit, dhe vëlla Kuarti, ju dërgojnë të fala. (Rom. 16:23) Kur jam duke ...
Dëshmi e gjallë në sallë
Dita 36 | Lexoni nga Romakëve 16:7, 13; Marku 15:21-24 Të fala Andronikut dhe Junisë ... Të fala Rufit, të zgjedhurit në Zotin, dhe nënës së tij, që është ed ...









