web-woha-dita-16

Rëra e dyshimit

Loading poll …

Dita 16 | Lexoni nga: Mateu 14:22-31

“Dhe Jezusi ia zgjati menjëherë dorën, e zuri dhe i tha: ”O njeri besimpak, pse dyshove?”. (v. 31)

A ju vë në siklet pyetja që Jezusi i bëri Pjetrit? Unë jam rritur në një kishë që nuk e çmonte dyshimin. Katekizmi i vjetër i Hajdelbergut më mësoi se Kredoja e Apostujve është “një kredo përtej dyshimit dhe e rrëfyer në mbarë botën.” Tani jetojmë në një botë të parashikuar që në shekullin e 19-të në poemën e Matthew Arnold-it, “Plazhi i Doverit.” Na thotë se: “Detit të Besimit dikur në plotësi, tani i dëgjoj vetëm hungërimën e tij, të gjatë dhe në melankoli, teksa tërhiqet dhe tkurret në madhësi…”

Njerëz të panumërt kanë ngecur në plazh, në rërën e ndryshueshme të dyshimit. Dhe s’dimë çfarë të bëjmë me këtë, sepse drejtuesit tanë s’bien dakord. Ish rokeri dhe predikuesi Rob Bell thotë: “Në qendër të përvojës së krishterë është arti i pikëpyetjes mbi Perëndinë.”(Velvet Elvis). A nënkupton kjo që dyshimi është virtyt? Teologu i patundur Kelly James Clark thotë: “Dyshimi është mëkati i fshehtë i fshehur thellë brenda shpirtit tonë.”(Kur besimi nuk mjafton). Edhe pse ai tregohet i butë me dyshimin, ai sërish mbetet “mëkati sekret.”

Pra, çfarë është? Mëkat apo virtyt? Një pengesë për besimin, apo një pjesë qendrore e besimit? A mund të ketë dyshime një besimtar i vërtetë, apo dyshimi tregon se ju nuk besoni në të vërtetë? A mundet që besimi dhe dyshimi të jetojnë në të njëjtën zemër? Le të reflektojmë një çast për këtë, duke filluar me historinë kur Jezusi i tha Pjetrit: “O njeri besimpak, pse dyshove?”. — Stan Mast

Ndërsa luteni, kërkojini Jezusit që t’ju drejtojë.

#fjalëteshpresës #meditime #newyear2025 #dita16

web-woh-80-dhjetor

Gëzimi ynë i plotë

Dita 80 — Lexoni nga: Gjoni 16:16-24“…kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë.” (v. 24)Gati një e treta e ungjillit sipas Gjonit i përkushtohe ...

web-woh-79-dhjetor

Kërcej nga gëzimi

Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...

web-woh-78-dhjetor

Nga vajtimi në kërcim

Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...

web-woh-77-dhjetor

Gëzimi i Shpenguesit

Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...

Tags: No tags