Rresh nesh

Media ka një rrol strategjik në fushën e shërbesës. Më shumë se gjysma e popullsisë së botës sot jetojnë në vende ku ungjillizimi kufizohet në mënyrë të ashpër e megjithatë, zhvillimet teknologjike kane bërë të mundur që sot informacioni të shkojë kudo.
Edhe në vendet më të varfëra të botës njerëzit e dëgjojnë ungjillin me mjete te thjeshta sic eshte radio.
Fjalët e Shpresës aktualisht prodhon dhe transmetimon në mbi 45 gjuhë te botës, ndër të cilat edhe gjuha Shqipe.
Fjalët e Shpresës prodhojnë edhe shumë materiale të shkruara. 5000 kopje të librit të përditshëm "Meditim" shpërndahen çdo tre muaj falas në të gjitha kishat e Shqipërisë.
Fjalët e Shpresës është një shërbesë besimi, e varur plotësisht në përkushtimin e njerëzve ndaj thirrjes së Perëndisë, për të çuar Lajmin e Mirë në mbarë botën dhe është mirënjohëse për lutjet dhe ofertat e individëve që çojnë përpara këtë shërbesë.