Dita 78 | Lexoni nga Zanafilla 28:10-22
Kjo është porta e qiellit. (v. 17)
A e keni të vështirë ta shikoni dorën e Perëndisë duke vepruar në periudha të errëta dhe të vështira? Unë po. Kur jeta bëhet e vështirë, vizioni im tkurret dhe nuk e shikoj dot qëllimin më të madh të Perëndisë dhe planifikoj të fiksohem vetëm te problemet dhe shqetësimi im. Megjithatë, pikërisht në këto vende Perëndia ka më shumë dëshirë të na e shfaqë praninë e Tij. Në historinë e ëndrrës së Jakobit, shikojmë që prania e lavdishme e Perëndisë është pikërisht këtu, shpesh në situatat që e presim më pak.
Ndërsa po ia mbathte i frikësuar nga zemërimi i vëllait të tij, Esaut, Jakobi ndalon që të pushojë natën. Ai sheh në ëndërr një shkallë që lidh tokën me qiellin dhe engjëjt që ngjiten dhe zbresin prej saj. Në këtë vegim, Perëndia bën një besëlidhje të pranisë së Tij besnike me Jakobin që vezullon si yjet në errësirën e natës. Kjo nuk është aspak rastësi, por është vazhdim i premtimeve që Ai i bëri gjyshit të Jakobit, Abrahamit. Pasi i doli gjumi, Jakobi tha: “Me siguri Zoti është në këtë vend dhe unë nuk e dija” (Zan. 28:16).
Në stinët tona më të errëta, sa shpesh humbasim shfaqje të qiellit mbi tokë vetëm se nuk presim që ato të jenë të pranishme në dhimbjen tonë? Ëndrra e Jakobit për shkallën që lidhte qiellin e tokën shërben që të na kujtojë se po ndodhin shumë më tepër gjëra nga sa shikojmë ne. Në errësirë, Perëndia është afër. Dhe, ashtu si Jakobi, kur e kuptojmë këtë, mund të kalojmë në një qëndrim adhurimi ndërsa presim ditën kur toka dhe qielli do të bëhen një. – Katelyn J. Dixon
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë ta shfaqë praninë e Tij në vende të papritura sot – edhe atje ku ndodheni!
#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita78
Kush e lëvizi gurin?
Dita 21 | Lexoni nga Gjoni 20:1-10 Kush do të na rrokullisë gurin nga hyrja e varrit?. (Mr. 16:3) Më shumë se 80 vjet më parë, një skeptik anglez i quaj ...
Në ditën e tretë
Dita 20 | Lexoni nga Mateu 28:1-10 Ai nuk është këtu, sepse u ringjall, sikurse kishte thënë. (Mt. 28:6) Çfarë historie! Disa nga gratë që kishin qenë m ...
I vdekur dhe i varrosur
Dita 19 | Lexoni nga Gjoni: 19:31-42 Aty e varrosën Jezusin, meqenëse dhe varri ishte afër. (v. 42) Të shtunën Jezusi kishte vdekur. Këtë ditë të krisht ...
Poshtë kryqit të Jezusit
Dita 18 | Lexoni nga Gjoni 19:17-30 Dhe unë, kur të jem ngritur lart . . . do t'i tërheq të gjithë tek unë. (Gjoni 12:32) Poshtë kryqit të Jezusit nuk i ...
Njeriu që mbajti kryqin e Tij
Dita 17 | Lexoni nga Luka 23:26-33 Kapën njëfarë Simoni nga Kirena . . . e ngarkuan me kryqin që ta mbarte pas Jezusit. (v. 26) Në Jerusalem është një r ...
Gjykatësi që e dënoi Atë
Dita 16 | Lexoni nga Gjoni 18:28-19:16 Atëherë ai ua dorëzoi që të kryqëzohej. (v. 16) Kredoja e Apostujve përmend tre emra mes 100 e ca fjalëve që përmban ...
Dishepulli që e mohoi Atë
Dita 15 | Lexoni nga Mateu 26:31-35, 69-75 Dhe në atë çast këndoi gjeli. (v. 74) Shumë nga njerëzit që e mirëpritën Jezusin duke thirrur: “Hosana” të Di ...
Njeriu që e tradhtoi Atë
Dita 14 | Lexoni nga Mateu 26:20-25Mos jam unë, Zot? (v. 22)Kompozimi “Pasioni i Shën Mateut” i Xhonatan Sebastian Bah e shndërron tekstin e Mateut mbi hist ...