Dita 3 | Lexoni nga Galatasve 3:6-14
Krishti na shpengoi nga mallkimi i ligjit, sepse u bë mallkim për ne. (v. 13)
Dje pamë se si Jezusi, Adami i ri, rishkruan historinë tonë. Në leximin e sotëm nga Bibla, Pali shkon më tej, duke thënë se gjithashtu Jezusi zë vendin tonë. Ai bëhet zëvendësuesi ynë me dëshirë, ndërkohë që ne gjendemi nën “mallkimin” e mëkatit dhe vdekjes.
Fjala kyçe në greqisht që Pali përdor këtu është “hiper” që është përkthyer me fjalën “për”. Më herët tek libri i Galatasve, Pali shkroi, “Zoti ynë Jezu Krisht, që e dha veten e tij për [hiper] mëkatet tona”. Përsëri më tej, tek 2:20: “Birit të Perëndisë, që më deshi dhe dha veten për [hiper] mua”. Dhe e shohim edhe një herë në vargun kyç për sot, “Krishti na shpengoi … sepse u bë mallkim për [hiper] ne” (3:13).
Pali e bën shumë të qartë këtu dhe në vende të tjera se prirja parësore e Perëndisë karshi nesh (dhe karshi gjithë krijimit) është që ai është për ne! Kryqi nuk e ndryshon qëndrimin e Perëndisë kundrejt nesh; ai e zbulon atë. Sepse pikërisht për shkak se Perëndia është për ne, ai është kundër mëkatit, vdekjes dhe fuqive të së keqes. Prandaj, kryqi nuk do të thotë që Ati po vepron kundër Birit, por do të thotë se të tre personat e trinisë po bashkëveprojnë së bashku për shpëtimin tonë.
Më pëlqejnë shumë këto fjalë nga vepra e shekullit të dytë me titull “Letra drejtuar Diognetit”: “Oh, ç’shkëmbim i këndshëm! … Qenësia mëkatare e të shumtëve është e fshehur tek i Drejti, ndërkohë që qenësia me drejtësi i Njërit shfajëson të shumtët që janë mëkatarë … Biri i Perëndisë e ka dhënë veten e tij për të qenë atje ku ishim ne, në mënyrë që ne të mund të jemi atje ku është ai, pra, pjesëmarrës në jetën e Perëndisë”. — Brian Keepers
Ndërsa luteni, lavdëroni Perëndinë trini që e ka shkëmbyer mallkimin e mëkatit tuaj me faljen dhe jetën e re tek Jezusi.
Çfarë është Lajmi i Mirë?
Dita 8 | Lexoni nga Isaia 40:6-26 O Sion, ti që sjell lajmin e mirë, ngjitu mbi një mal të lartë! (v. 9) Shumë të krishterë i përdorin fjalët "lajm i mir ...
Lexim i bekuar, dëgjim i bekuar
Dita 7 | Lexoni nga Zbulesa 1:1-3 Lum ai që lexon dhe ata që dëgjojnë fjalët e profecisë dhe që mbajnë ato që janë shkruar në të... . (v. 3) Jezusi jo thje ...
Kush e lëvizi gurin?
Dita 6 | Lexoni nga Gjoni 20:1-10 Kush do të na e rrokullisë gurin? (Marku 16:3) Diku rreth 80 vite më parë, një skeptik anglez me emrin Frenk Morison, u z ...
Krijimi i ri ka ardhur!
Dita 5 | Lexoni nga 2 e Korintasve 5:16-21 Por të gjitha janë nga Perëndia që na pajtoi me veten e tij përmes Jezu Krishtit dhe na dha shërbimin e pajtimit. ...
Shkëmbimi më i këndshëm
Dita 3 | Lexoni nga Galatasve 3:6-14 Krishti na shpengoi nga mallkimi i ligjit, sepse u bë mallkim për ne. (v. 13) Dje pamë se si Jezusi, Adami i ri, rishk ...
Jezusi rishkruan historinë tuaj
Dita 2 | Lexoni nga Romakëve 5:12-21Sikundër, pra, me anë të shkeljes së njërit erdhi mbi gjithë njerëzit dënimi, ashtu edhe me anë të drejtësisë së njërit erd ...
Udha e re dhe e gjallë
Dita 1 | Lexoni nga Hebrenjve 10:1-14 Ai , përkundrazi, pasi dha përgjithnjë një flijim të vetëm për mëkatet, u ul në të djathtë të Perëndisë. (v. 12) Libr ...
Pashka e Re
Dita 90 | Lexoni nga Eksodi 12:21-28 Moisiu, pra, thirri gjithë pleqtë e Izraelit dhe u tha atyre: “Shkoni dhe merrni qengja për ju …, dhe flijoni Pashkët.” ...









