web-woh-12-maj

Shkrime dhe plane me guxim

Dita 42 | Lexoni nga Romakëve 15:14-24; Efesianëve 6:19-20

Por ju shkrova pjesërisht më me guxim. (Rom. 15:15)

Reformatori Martin Luteri, në një letër shkroi: “Mëkatoni me të madh, por besoni akoma edhe më me të madh… . Asnjë mëkat nuk do të na ndajë nga Qengji”. Luteri këtu po theksonte se kur ne jemi të sigurt në hirin e Jezu Krishtit, ne mund të jetojmë pa frikën e gjykimit të Perëndisë.

Në mënyrë të ngjashme, në leximin e sotëm të Biblës, Pali, i rrënjosur në hirin e Krishtit, shkroi “më me guxim”. Ai komunikoi se ungjilli i Jezu Krishtit tregon se besimtarët romakë të përbërë nga judenjtë dhe johebrenjtë në kishat e ndryshme shtëpi, ishin, në fakt, të gjitha pjesë të një trupi të vetëm të Jezu Krishtit. Ata duhet të respektonin njëri-tjetrin dhe të jetonin së bashku si një popull i vetëm. Duke e njohur ndjeshmërinë e kësaj situate, Pali nuk e lartoi veten e vet, por iu referua gjërave që Krishti kishte kryer përmes tij (Rom. 15:18). Jo vetëm që Pali shkroi “me guxim”, por ai komunikoi plane të guximshme. Ai shpresonte që përmes unitetit të kishës në Romë, të lëvizte në fusha të tjera misioni në perëndim, pra, në Spanjë. Më herët kishte qenë kisha në Antioki që e kishte dërguar atë në mision tek johebrenjtë, mirëpo tani Pali shpresonte që besimtarët romakë do të ishin kisha e tij e re e dërgimit, “pasi të kënaqem sado pak me ju” (v. 24).

Ne nuk e dimë nëse Pali e mori përsipër fushën e re të misionit në Spanjë, mirëpo shkrimi dhe planet e tij me guxim ishin hapi i parë për ardhjen e tij në Romë. Edhe ne, të rrënjosur në hirin e Jezu Krishtit, le të bëjmë plane me guxim për mbretërinë, për kapituj të rinj në jetën tonë, për shkak të hirit të Perëndisë (v. 15). — Kent Fry

Ndërsa luteni, merrni në konsideratë të shkruani një plan të guximshëm për t’i shërbyer Perëndisë në stacionin tuaj të jetës.

web-woh-8-maj

I dobëti dhe i forti

Dita 38 | Lexoni nga Romakëve 14:1-6 Pranojeni atë që është i dobët në besim. (v. 1) Perëndia ka diçka të re për të na thënë çdo herë që e lexojmë Biblën. ...

Tags: No tags