Dita 10 | Lexoni nga Isaia 53:4-5
Për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar. (v. 5)
Kredoja e Apostujve, përmbledhja më e lashtë e besimit të krishterë, e përshkruan vetëm me një fjalë gjithë jetën tokësore të Jezusit, që nga lindja e Tij deri te vdekja: Ai vuajti. Kur Kredoja flet për vuajtjet e Jezusit, mbi të gjitha i referohet mundimeve të Tij, nga fjala “Passio”, fjala latinisht për “vuajtje”, që tregon mundimet e fundit që Jezusi duroi kur u ndëshkua, u torturua dhe u kryqëzua nga autoretitet në Jerusalem. Këto janë vuajtjet që Isaia i tregon në zemër të kapitullit 53. Në këto vargje të Dhiatës së Vjetër, shohim shumë qartë një portret jo të jetës, por të vdekjes së Jezusit të Nazaretit.
Në mundimet e Tij, Jezusi vuajti si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht, rrahjet, dhimbjet torturuese të kryqëzimit, braktisjen e miqve, talljen e turmës. Por vuajtjet më të mëdha dhe më të thella ishin ato shpirtërore. “Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?” (Mt. 27:46; Psa. 22:1). Kur Jezusi i tha këto fjalë, Ai po shprehte më shumë sesa ndjenjat e Tij, apo po citonte fjalë nga Bibla. Ai po dëshmonte diçka që po ndodhte vërtet. Në një mënyrë misterioze përtej kuptueshmërisë tonë, përtej imagjinatës tonë, Perëndia e kishte braktisur Atë. Jezusi po përjetonte ferrin, mungesën e Perëndisë, si ndëshkim për mëkatin. Por Ai po paguante për mëkatet tona dhe jo për të Tijat. “Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona . . . ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të” (Isa. 53:5).
Ky është ungjilli sipas Isaias. — David Bast
Ndërsa luteni, reflektoni në qetësi dhe falënderoni Jezusin për vuajtjet e Tij.
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...









