Dita 38 | Lexoni nga Veprat e Apostujve 5:1-16
“Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve.” (v. 12)
Pasazhi i sotëm nga Bibla na tregon qartë më të mirën dhe më të keqen e Kishës së hershme. Ndjekësit e Jezusit përjetuan së bashku zjarrin e Frymës së Shenjtë të çliruar nga qielli, që mahniti një numër të madh njerëzish, të cilët u konvertuan njëherësh dhe krijuan një bashkësi të bukur dhe bujare që nuk linte njeri në nevojë. Çfarë kohe e mrekullueshme për të qenë aty! Por kishte dhe një anë tjetër që nuk duhet shpërfillur. Veprat e Apostujve 5 na e tregon këtë me detaje të zymta. Anania dhe Safira përfituan nga shitja e një prone dhe nuk i treguan askujt për këtë. Por Perëndia e dinte, sepse Ai mund të shohë në errësirë, edhe në errësirën e zymtë të zemrës njerëzore.
Kjo skenë e trishtë është si një lloj komentari i gjallë mbi një parim që më vonë apostulli Pal na i bën shumë të qartë. “Në fakt të mirën që unë e dua nuk e bëj; por të keqen që s’dua, atë bëj.” (Romakëve 7:19). Sinqeriteti kërkon që ne ta pranojmë se nuk jemi më të mirë. Prandaj, çfarë duhet të bëjmë?
Për shekuj me rradhë besimtarët e Jezusit kanë patur guximin që të jenë aq të sinqertë përpara Perëndisë dhe njëri-tjetrit sa të rrëfejnë mëkatet e tyre. Gjoni, apostulli që Jezusi e deshi, na tregon rrugën: “Po të themi se jemi pa mëkat, gënjejmë vetveten dhe e vërteta nuk është në ne. Po t’i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet…” (1 Gjoni 1:8-9) —Tim Brown
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë që t’ju japë guximin të tregoheni të sinqertë dhe pastaj të rrëfeni çdo mëkat që e keni mbajtur ende.
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...
Sinqeriteti përpara Perëndisë
Dita 38 | Lexoni nga Veprat e Apostujve 5:1-16 “Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve.” (v. 12) Pasazh ...
Fuqia e Emrit të Tij
Dita 36 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 3:11-26 “Dhe me anë të besimit në emrin e tij, këtë njeriun, që shihni dhe njihni, e forcoi emri i Jezusit;” (v. ...









