Kemi dëshirë t’ju komunikojmë një datë të rëndësishme për një trajnim fantastik dhe krijues në muajin Mars, 2023 nga datat 9-11.

Ashtu siç shumë prej jush e dini tashmë, organizata mediatike ungjillizuese “Fjalët e Shpresës” ka një shërbesë prej me shume se 35 vite në Shqipëri, duke nisur me predikimin e ungjillit nga Monte Carlo përmes transmetimit me valë të mesme nga transmetuesi më i fuqishëm në Europë të cilin Hitleri e kishte ndërtuar për të përhapur propagandën naziste në Europe e përtej, por që në fakt, nuk u përdor asnjë ditë prej tij.

Misionin ynë kryesor është të ofrojmë një akses të përditshëm tek Fjala e Perëndisë për të gjithë njerëzit, kudo që janë, veçanërisht duke ndihmuar kishën lokale. Meditimet për çdo ditë që ne botojmë dhe postojmë online dhe në broshurën tonë shërbejnë si një mënyrë për të inkurajuar dhe forcuar disiplinën e përditshme të leximit të Biblës. E gjitha kjo me qëllimin e vetëm për “mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim në drejtësi, që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë” (2 Tim. 3:16-17).

Përgjatë viteve, kanë qenë të shumtë autorët nga SHBA, dhe jo vetëm, si burra edhe gra, që kanë kontribuar me reflektimet e tyre nga Shkrimi për krijimin e meditimeve. Dëshira jonë, për një kohë të gjatë tanimë, ka qenë të shohim devocione ose meditime që vijnë nga mesi ynë, si kishë shqiptare.

Në këtë prizëm, ne duam të inkurajojmë dhe nxisim çdonjërin prej jush që ka aftësinë dhe dëshirën për të shkruar, ose personat e tjerë që ju njihni, të cilët janë të themeluar në Shkrimin e Shenjtë, që të marrin pjesë në trajnimin teoriko-praktik që Fjalët e Shpresës do të zhvillojë në Tiranë në datat 9 – 11 Mars 2023. Shënojeni datën në kalendar dhe ju lutem regjistrohuni te linku me poshtë, pasi vendet për një trajnim të tillë janë te limituara.

Mund edhe të na kontaktoni në adresat tona:
info@fjaleteshpreses.org
Cel: 069 600 4063
– 069 335 5957
Ardit Prekaj