Dita 88 | Lexoni nga 1 e Korintasve 1:26-31
Perëndia ka zgjedhur gjërat e marra të botës për të turpëruar të urtët; dhe Perëndia ka zgjedhur gjërat e dobëta të botës për të turpëruar të fortët. (v.27)
Dje shqyrtuan se si kryqi u hodh poshtë si “marrëzi” për grekët. Por nuk ishte vetëm bota greko-romake ajo që e pa kryqin si absurd. Ishte edhe komuniteti hebre, populli i besëlidhjes së Perëndisë. Pali shkroi se kryqëzimi i Krishtit ishte “skandal për hebrenjtë” (v. 23). Fjala greke që përdor Pali këtu është skandalon — skandal!
Pse? Sepse Ligji i Përtërirë 21:23 e thotë qartë se kushdo që varet në një pemë është i mallkuar nga Perëndia. Kjo shpjegon pse aq shumë në komunitetin hebre e refuzuan Jezusin si Mesian. Sipas pikëpamjes së tyre, Perëndia kurrë nuk do të vendoste lajmëtarët e tij, veçanërisht Mesian, nën një mallkim!
Por për ata që Perëndia i ka thirrur, shkroi Pali — si hebrenj, ashtu edhe grekë — Krishti i kryqëzuar është fuqia dhe urtësia e Perëndisë. Sepse marrëzia e Perëndisë është më e urtë se urtësia njerëzore; dhe dobësia e Perëndisë është më e fortë se fuqia njerëzore.
Në vend të mburrjes me urtësinë dhe fuqinë e tyre, Pali i thirri ata të mburreshin vetëm në Zotin dhe në atë që Ai ka bërë për ta! Ata ishin “askushi” sipas standardeve njerëzore, por Perëndia i bëri “dikushi”. Dhe kështu ndodh edhe me ne. Kur përqafojmë Krishtin dhe atë që Ai ka bërë për ne në kryq, ne përjetojmë urtësinë dhe fuqinë e vërtetë të Perëndisë. Ne bëhemi një bashkësi “dikushi”, të rrëmbyer dhe të transformuar nga ky kryq skandaloz, por i mrekullueshëm. — Brian Keepers
Ndërsa luteni, falënderojeni Perëndinë për hirin e tij të mahnitshëm dhe për mënyrën se si ju ka zgjedhur në Krishtin për të qenë të tijtë.
Udha e re dhe e gjallë
Dita 1 | Lexoni nga Hebrenjve 10:1-14 Ai , përkundrazi, pasi dha përgjithnjë një flijim të vetëm për mëkatet, u ul në të djathtë të Perëndisë. (v. 12) Libr ...
Pashka e Re
Dita 90 | Lexoni nga Eksodi 12:21-28 Moisiu, pra, thirri gjithë pleqtë e Izraelit dhe u tha atyre: “Shkoni dhe merrni qengja për ju …, dhe flijoni Pashkët.” ...
Fitore në Jezusin
Dita 89 | Lexoni nga Kolosianëve 2:6-15 Ai i zhveshi pushtetet dhe principatat, ua tregoi sheshit njerëzve, duke ngadhnjyer mbi ata në të. (v.15) Tek vepra ...
Skandali i Kryqit
Dita 88 | Lexoni nga 1 e Korintasve 1:26-31 Perëndia ka zgjedhur gjërat e marra të botës për të turpëruar të urtët; dhe Perëndia ka zgjedhur gjërat e dobëta ...
Marrëzia e Kryqit
Dita 87 | Lexoni nga 1 e Korintasve 1:18-25 Sepse mesazhi i kryqit është marrëzi për ata që humbin, por për ne që shpëtohemi është fuqia e Perëndisë. (v.18) ...
Prova e Dashurisë së Perëndisë për Ne
Dita 86 | Lexoni nga Romakëve 5:6-11 Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne. (v.8) Isak Ua ...
Të gjithë bashkë tani
Dita 85 | Lexoni nga Psalm 103 Bekoni Zotin ju, engjëj të tij... ministrat e tij, që zbatoni vullnetin e tij! (v.20-21) Në rreshtin hapës të Besores së Nik ...
Prandaj, Lavdëroni!
Dita 84 | Lexoni nga Psalmi 103:1-19; Psalmi 113 Lëvdoni, o shërbëtorë të Zotit, lëvdoni emrin e Zotit! (Ps. 113:1) Liturgjia për Kungimin në traditën time ...









