Dita 49 | Lexoni nga Romakëve 13:1-7; Galatasve 1:13-14
Sepse prandaj paguani edhe tatimet. (Rom. 13:6)
Unë kam një koleg që thotë se 15 prilli (afati i fundit i deklarimit tatimor) është më i rëndësishëm për të sesa 4 korriku (dita e pavarësisë së SHBA-së), për shkak se tatimet bëjnë të mundur një shoqëri civile. Siç mund ta shohim në leximin për sot, edhe Pali kishte një ndjenjë të ngjashme me këtë.
Me shumë mundësi Pali po u drejtohej besimtarëve judenj që jetonin në Romë. Më herët ata ishin përzënë nga qyteti me urdhër të perandorit, dhe disa vite më vonë ishin lejuar të riktheheshin, dhe ata kishin shumë ankesa. Veç kësaj, në aspektin fetar, ata vinin nga një rrymë shumë e zellshme e traditës judease që dëshironte ta pastronte Izraelin nga ndikimet pagane (Num. 25:6-13). Sipas argumenteve të tyre, një ndjekës i Jezusit, me qëllim që të ruante shenjtërinë, nuk duhej të përzihej me Romën, përfshirë këtu mos pagimin e taksave. Pali e kuptonte traditën fanatike, sepse si një ish farise, edhe ai kishte qenë “i zellshëm për traditat e etërve të mi” (Gal. 1:14). Shtojmë këtu edhe faktin se në shekullin e parë qytetarët romakë kishin debate të zjarrta në lidhje me mbitaksimin. Por në kundërshtim me gjithë këtë, Pali argumenton se mospagimi i taksave dhe tatimeve përcillte një rezistencë të planifikuar dhe një tundim për t’u rebeluar, e cila mund t’i sillte një fatkeqësi komunitetit të krishterë. Dhe më e rëndësishmja, qeveria është e themeluar nga Perëndia dhe sjell rend për shoqërinë.
Kur mendoni për përgjegjësitë tuaja qytetare, përfshirë këtu pagimin e tatimeve, merrni në konsideratë të mirën që rrjedh nga pjesëmarrja dhe investimi me besnikëri në vendin tuaj, jo si një detyrë që e bëni me ngurrim, por si një bekim nga Perëndia. — Kent Fry
Ndërsa luteni, lutuni që politikanët tanë t’i përdorin me zgjuarsi taksat.
Të shkojmë me turmën
Dita 50 | Lexoni nga Romakëve 13:8-14; Luka 10:25-37 Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveçse ta doni njëri-tjetrin. (Rom. 13:8) Shumica e përkthimeve të ...
Taksat si bekim frymëror
Dita 49 | Lexoni nga Romakëve 13:1-7; Galatasve 1:13-14 Sepse prandaj paguani edhe tatimet. (Rom. 13:6) Unë kam një koleg që thotë se 15 prilli (afati i fu ...
Aq sa varet prej jush
Dita 48 | Lexoni nga Romakëve 12:14-21; Mateu 5:38-42 Po të jetë e mundur, dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me të gjithë njerëzit. (Rom. 12:18) Ku ...
Mos bëni numra
Dita 47 | Lexoni nga Romakëve 12:9-13; 1 e Pjetrit 1:22 Dashuria le të mos jetë me hipokrizi; urreni të keqen dhe ngjituni pas së mirës. (Rom. 12:9) Vetëm ...
Kura për “supermen”-in
Dita 46 | Lexoni nga Romakëve 12:3-8; Mateu 5:5 ... të mos mendojë më lart sesa duhet të mendojë. (Rom. 12:3) Kur isha i vogël, superheroi më i rëndësishëm ...
Kthehuni tani tek lutja
Dita 44 | Lexoni nga Romakëve 15:30-33; 16:25-27 Edhe Perëndia i paqes qoftë me ju të gjithë. Amen. (15:33) Disa nga çastet e mia më të fuqishme në komunit ...
Një ofrim simbolik dhe i vërtetë
Dita 43 | Lexoni nga Romakëve 15:25-29; Veprat e Apostujve 19:21-22 Në qoftë se kombet u bënë pjesëtarë me ta në të mirat frymërore, kanë detyrë t'u shërbejn ...









