Dita 8 | Lexoni nga Romakëve 5:1-11
Të drejtësuar, pra, prej besimit, kemi paqe me Perëndinë, nëpërmjet Jezu Krishtit, Zotit tonë. (v. 1)
Si duhet ta shohim mëkatin? Mendoni pak për një borxhli që ka aq shumë borxhe, saqë asgjë tjetër nuk ka rëndësi për të, por vetëm, se si ta shlyejë borxhin e tij. Borxhi i tij është aq i madh, saqë ai, nuk gëzon asnjë lloj paqeje, gëzimi apo lehtësimi. Asgjë nuk mund ta lehtësoj gjendjen e tij, asnjë ndihmë e jashtme, këshillë, psikolog, apo doktor. Problemi tjetër i këtij borxhliu, është koha e tij e shkurtër. E gjithë shpresa e tij ka vetëm një rrugë dalje, dhe ja, atij i duhet dikush që ta paguajë gjithë borxhin e tij. Por, kush mund të dalë vullnetar dhe të paguajë për të? A është vërtetë ndokush që mund të paguajë borxhin e tij të madh? Veçse nëse personi të cilit ky i detyrohet, zgjedh që ta falë dhe ta konsiderojë të shlyer gjithë borxhin e këtij borxhliu?
Të tilla janë mëkatet tona përpara Perëndisë. Mëkatari që mëkaton dhe nuk ndëshkohet, thjesht po shton borxhin e tij dhe po mbledh mbi veten zemërimin e Perëndisë, për ditën e gjykimit. Por lajmi i mirë është ky: Perëndia siguroi dikë për të shlyer borxhin tonë, Jezu Krishtin, Birin e tij. Për këtë arsye, Jezusi vdiq në kryq, për të paguar në vendin tonë. Ata që besojnë në Krishtin, drejtësohen dhe gëzojnë paqe me Perëndinë, pikërisht sepse Krishti ka paguar borxhin e tyre dhe duke qenë se nuk ka mëkat në ta, që të qëndrojë kundër tyre në ditën e gjykimit, ata përjetojnë që tani, paqe me Perëndinë. A nuk do të donit dikë që të paguajë borxhin tuaj të madh? Çfarë prisni? Besojini Jezusit! – Gentian Dogani
Ndërsa luteni, falënderojeni Perëndinë që ka bërë paqe me ne me anë të Krishtit.
#TëDrejtësuar #BesimTeKrishti #PaqeMePerëndinë #MëkatDheFalim #BorxhiShpirtëror #KrishtiShlyesi #DashuriHyjnore #HiriPerëndisë #Shlyerje #FjalëteShpresës #Meditime
Kërcej nga gëzimi
Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...









