web-woh-9-maj

Të dy i përkasim Zotit

Dita 39 | Lexoni nga Romakëve 14:7-12; Marku 2:28

Edhe nëse jetojmë ose vdesim, të Zotit jemi. (Rom. 14:8)

Kurdoherë që shkoja për vizitë, si pastor, tek anëtarët e kishës që ishin afër fundit të jetës së tyre, ndonjëherë ne recitonim së bashku fjalët me të cilat hapet katekizmi i Hajdellbergut: “Që unë nuk i përkas më vetes sime, por jam, me trup dhe shpirt, në jetë dhe në vdekje, i Shpëtimtarit tim besnik, Jezu Krishtit”. Baza për këtë përmbledhje të bukur të besimit të krishterë është pikërisht leximi ynë për sot nga Bibla.

Kjo kujtesë për identitetin tonë përfundimtar, në jetë dhe në vdekje, është e përfshirë në zgjidhjen e konflikteve mes kishave shtëpi judease dhe ato jo judease në Romë. Jo vetëm që kishte mosmarrëveshje në lidhje me praktikat ushqimore, por gjithashtu kishte edhe debate rreth kremtimit të ditëve të ndryshme si të shenjta. Për judenjtë që besonin Jezusin, festat judease si dhe kremtimi i të shtunës, pra, shabatit, ishin shenjues të rëndësishëm të besimit. Johebrenjtë ndoqën praktikën e të krishterëve më të hershëm, dhe e zhvendosën ditën e adhurimit nga shabati i judenjve tek e diela, që ishte dita e parë e javës dhe dita e ringjalljes së Krishtit (shih Vep. 20:7), për shkak se Jezusi është Zot i shabatit (Mk. 2:28). Pali e zgjidh këtu duke na drejtuar drejt thelbit: “Asnjë nga ne nuk jeton për veten e tij dhe askush nuk vdes për veten e tij” (Rom. 14:7), duke konfirmuar kështu se edhe pse judenjtë dhe johebrenjtë kishin praktika të ndryshme, zotëria i tyre është Zoti Jezu Krisht, i cili do të gjykojë të gjithë jetën e çdo burri dhe të çdo gruaje.

Sot shohim që ka praktika të ndryshme të adhurimit si edhe shumëllojshmëri për sa i përket respektimit të të dielës, mirëpo çdo i krishterë i përket zotërisë së vet, Jezu Krishtit. — Kent Fry

Ndërsa luteni, lutuni për ata që i besojnë Jezusit, me të cilët ju nuk bini dakord për çështje zakonesh, të mund ta dinë se të dy ju i përkisni Zotit.

web-woh-8-maj

I dobëti dhe i forti

Dita 38 | Lexoni nga Romakëve 14:1-6 Pranojeni atë që është i dobët në besim. (v. 1) Perëndia ka diçka të re për të na thënë çdo herë që e lexojmë Biblën. ...

Tags: No tags