web-dita-91-woha-91

Të gjejmë strehën tonë

Dita 91 | Lexoni nga Psalmi 46

“Ndaluni dhe pranoni që jam Perëndi;” (v. 10)

Katastrofat natyrore janë të frikshme. Shtëpitë e shkatërruara, humbjet e jetëve, kaosi i shpërnguljes. Është shkatërruese kur i përjetojmë vetë, por edhe kur shohim pamje të tilla në lajme apo në mediat sociale mund të na bëjnë të ndihemi të cënueshëm, të pafuqishëm, të zemëruar, të pikëlluar dhe në kërkim të sigurisë. Prandaj, çfarë mund të bëjmë kur gjërat dalin jashtë kontrollit? Këtu, Perëndia na kërkon që të bëjmë një gjë jashtëzakonisht të vështirë. Ai na thotë që të “Ndalojmë!” (v. 10).

Në kohë të vështira, ne shpesh priremi që të përpiqemi t’i manipulojmë rezultatet, apo të mbytim frikën përmes veprimeve. Por në vend të kësaj, Perëndia na thërret që të mos bëjmë asgjë. Përkthimi i drejtpërdrejtë nga origjinali i fjalës “Ndaloni” është “të zhytesh”. Si për ironi, ne nuk zhytemi poshtë dallgëve dërrmuese të dëshpërimit, por ne zhytemi nën krahët ngushëllues dhe mbrojtjen e Perëndisë. Ai jo vetëm që është me ne, por Ai bëhet streha jonë e sigurt aty ku ndodhemi. Sado jashtë kontrollit të duket një situatë, dora e plotfuqishme e Perëndisë po vepron dhe Ai mbetet “strehë dhe një forcë” për ne në fatkeqësi (v. 1)

Besimi ynë na jep fuqi që të vrapojmë te Perëndia kur jemi në rrezik dhe Ai do të na gjendet pranë. Dhe kjo për shkak se Ai është “një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi” (v. 1). Prandaj, edhe kur rreth nesh godet katastrofa, ne mund të ndalojmë, të kuptojmë se nuk mund ta kontrollojmë dot situatën dhe mund të ndiejmë forcën dhe ndihmën e Perëndisë tonë, që është streha jonë në fatkeqësi, gjithmonë. — Ariana D. Den Bleyker

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë që t’ju zhysë në siguri dhe qetësi në Të.

#Dita91 #Psalmi46 #StrehëNëFatkeqësi #Ndaluni #PranoniQëJamPerëndi #ZhytemiNëTë #BesimNëStuhitë

#PerëndiaMbrojtjaJonë #FjalëteShpresës #Meditime

Tags: No tags