web-woh-9-korrik

Të humbur

Loading poll …

Dita 9 | Lexoni nga Luka 19:1-10

Biri i njeriut erdhi të kërkojë dhe të gjejë atë që kishte humbur. (v. 10)

Dy pyetje që mund të bëjmë në lidhje me këtë varg janë: Kush është Biri i njeriut? Kush është i humburi, për të cilin erdhi Biri i njeriut ta gjejë dhe ta shpëtojë?

Shumë njerëz nuk e kuptojnë se kjo frazë, ”Biri i Njeriut” nuk ka lidhje thjesht me idenë se ai është njeri, por shumë më tepër i referohet pozicionit të Krishtit si njeriu të cilit Perëndia i ka dhënë pushtet mbi çdo gjë, për të sunduar dhe mbretëruar në qiell dhe në tokë. (Dan 7:14). Nuk ka asnjë dyshim, se personi që quhet “Biri i Njeriut”, është vetë Jezu Krishti. Fatkeqësisht edhe në ditët tona, shumë njerëz, nuk e kuptojnë pse erdhi Jezusi në botë. Por Jezusi vetë, na thotë arsyen; “Të kërkoj të humburit dhe ti shpëtoj ata”. Pyetja tjetër e rëndësishme: kush janë të humburit?

Jezusi erdhi për të gjithë ne, sepse të gjithë ne, jemi të humbur në fajet dhe mëkatet tona. Zakeu ishte një njeri i pasur. Jezusi nuk erdhi të shpëtojë të varfrit nga varfëria e tyre, sepse fraza i referohet Zakeut si të humbur, i cili ishte i pasur materialisht. Të gjithë ne kemi shkelur ligjin e përsosur të Perëndisë. Adami, u vendos në kopshtin e Edenit ku gëzonte të mirat e Perëndisë, por pas mëkatit të tij, u dëbua nga kopshti i Edenit. Njerëzit janë të humbur, mjeran, pa shpresë dhe pa jetë. Fetë e botës, janë një përpjekje e kotë.

Ai që na mundëson hyrjen në parajsën e Perëndisë, është vetë Jezu Krishti. Ai erdhi të na gjejë dhe të na shpëtojë nga mëkatet tona. Duke i besuar Krishtit, marrim jetën dhe hyrjen në mbretërinë e Perëndisë. – Gentian Dogani

Ndërsa luteni, falënderoni Krishtin që la lavdinë e tij për të gjetur e për të shpëtuar një mëkatar si ju.

#JezusiShpëtimtar #BiriINjeriut #Luka1910 #Ungjilli #ShpëtimNgaMëkati #Zakeu #Evangjeli #FjalaEPerëndisë #JetëNëKrishtin #FjalëteShpresës #Meditime

Tags: No tags