web-woh-11-prill

Të krishterët nën vëzhgim

Dita 11 | Lexoni nga 1 e Pjetrit 2:9-17

Silluni mirë ndër paganë, që në atë që ju përflasin si keqbërës, të përlëvdojnë Perëndinë ditën e vizitës së tij, për shkak të veprave tuaja të mira. (v. 12)

Njerëzit e Perëndisë nuk janë të mbrojtur nga marrja e vendimeve të këqija apo qoftë edhe nga rënia në mëkate të rënda. Mund të jenë gjëra të vogla, si thyerja e rregullave të qarkullimit për të mbërritur në kohë, apo gjëra më të rënda, si kompromisi për të arritur sukses, famë apo pasuri me shpejtësi dhe lehtësi. Për fat të keq, në mbarë botën ka drejtues të krishterë që jetojnë në imoralitet apo që janë të korruptuar. Bota do t’i zmadhojë dështimet e një besimtari për shkak se këto dështime janë mjete të fuqishme, jo vetëm për të mposhtur të krishterët, por gjithashtu për të baltosur emrin e Jezusit.

Në vargun tonë për sot, Pali jep një nxitje të fortë për të jetuar si njerëz të ndryshuar. Arsyeja për këtë është se Perëndia na ka thirrur në një jetë të re (v. 9) . Ne kemi marrë mëshirë nga Perëndia (v. 10), mirëpo jemi gjithashtu të thirrur të jetojmë me një sjellje të mirë (v. 11-12). Ndoshta, pakuptuar, ne mund t’i japim përparësi pushtetit të parasë, aleancave politike, inteligjencës apo zgjuarsisë njerëzore, mirëpo nëse këto gjëra na çojnë të bëjmë kompromis me parimet biblike, atëherë jemi të destinuar të dështojmë (Mt. 5:13).

Si ndjekës të Jezusit, neve jemi nën vëzhgim. Madje edhe ata që nuk i kanë qejf të krishterët, apo madje edhe i urrejnë, mendojnë që të krishterët duhet të jenë të moralshëm. Ka raste që ata çmojnë më shumë vlerat e krishtera sesa vetë të krishterët. Por ne nuk kemi pse të jetojmë në mënyrë të përsosur për hatër të tyre, mirëpo merrni në konsideratë jetën tuaj, a po i sjell ajo lavdi Zotit dhe shpëtimtarit tonë, Jezu Krishtit? — Drejtuesi i shërbesës në Azinë Jugore

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë ta shtojë besimin tuaj dhe t’ju ndihmojë të jeni të duruar dhe të qëndroni të bindur në çdo rrethanë.

web1-woh-21-prill

Epifania e Asafit

Dita 21 | Lexoni nga Psalmi 73:15-28 Derisa hyra në shenjtëroren e Perëndisë dhe mora parasysh fundin e tyre. (v. 17) Kur isha një nënë e re isha e përhapu ...

Tags: No tags