Dita 40 | Lexoni nga Romakëve 14:13-23; Mateu 18:6-7
Le të ndjekim, pra, ato që ndihmojnë për paqen dhe për ndërtimin e njëri-tjetrit. (Rom. 14:19)
Spektatorët e tenisit e kthejnë kokën e tyre sa nga njëra anë, në tjetrën, me qëllim që të shohin ndeshjen. Leximi i sotëm nga Bibla është pak a shumë si një ndeshje tenisi.
Ndërsa përfytyrojmë Febën teksa lexon letrën e Palit në mënyrë dramatike (Dita 33), mund ta imagjinojmë atë që kthehet nga judenjtë që besojnë tek Jezusi tek besimtarët johebrenj, ndërsa është kthyer nga vargjet 1-12 tek vargjet 13-23. Johebrenjtë që besonin tek Jezusi kishin të drejtë që tani i gjithë ushqimi ishte i pranueshëm. Megjithatë, besimtarët judenj kishin përjetuar përndjekje, shok kulturor dhe ndryshime tronditëse. Në pasazhin tonë për sot, Pali u kërkon besimtarëve johebrenj të marrin në konsideratë ndjeshmërinë e besimtarëve judenj. Ndoshta ushqimi nuk ishte përgatitur sipas ligjit të Moisiut, dhe vera mund të ketë qenë përdorur për flijime në tempujt paganë. Nëse besimtarët johebrenj kapardisen me lirinë e tyre të ushqimit përpara besimtarëve judenj, atëherë kjo mund të shkaktonte “skandalizimin” e tyre (v. 21). Pali këtu thekson se liria është e mrekullueshme, mirëpo akoma më e madhe është dashuria për njëri-tjetrin. Besimtarët për të cilët Krishti vdiq (v. 15) ndjekin atë që ndihmon për “ndërtimin e njëri-tjetrit” (v. 19).
Përmes Frymës së Shenjtë, Pali na vështron edhe neve, duke na bërë thirrje që t’i heqim sytë vetëm nga vetja dhe të marrim në konsideratë besimtarët e tjerë. Martin Luteri, reformatori protestant, e tha mirë, kur shkroi: “Një i krishterë është lordi më i lirë nga të gjithë, i cili nuk i nënshtrohet askujt. Një i krishterë është shërbëtori më i përgjegjshëm nga të gjithë, i cili u nënshtrohet të gjithëve”. — Kent Fry
Ndërsa luteni, i kërkoni Frymës së Shenjtë t’jua zbusë zemrën tuaj karshi besimtarëve të tjerë.
Një ofrim simbolik dhe i vërtetë
Dita 43 | Lexoni nga Romakëve 15:25-29; Veprat e Apostujve 19:21-22 Në qoftë se kombet u bënë pjesëtarë me ta në të mirat frymërore, kanë detyrë t'u shërbej ...
Shkrime dhe plane me guxim
Dita 42 | Lexoni nga Romakëve 15:14-24; Efesianëve 6:19-20 Por ju shkrova pjesërisht më me guxim. (Rom. 15:15) Reformatori Martin Luteri, në një letër shkr ...
Jo thjesht të durojmë
Dita 41 | Lexoni nga Romakëve 15:1-13; 2 e Korintasve 8:9 Edhe ne, që jemi të fortë, duhet ta mbajmë dobësitë e atyre që janë të dobët (Rom. 15:1) Kur isha ...
Të kthehemi nga të tjerët
Dita 40 | Lexoni nga Romakëve 14:13-23; Mateu 18:6-7 Le të ndjekim, pra, ato që ndihmojnë për paqen dhe për ndërtimin e njëri-tjetrit. (Rom. 14:19) Spektat ...
Të dy i përkasim Zotit
Dita 39 | Lexoni nga Romakëve 14:7-12; Marku 2:28 Edhe nëse jetojmë ose vdesim, të Zotit jemi. (Rom. 14:8) Kurdoherë që shkoja për vizitë, si pastor, tek a ...
I dobëti dhe i forti
Dita 38 | Lexoni nga Romakëve 14:1-6 Pranojeni atë që është i dobët në besim. (v. 1) Perëndia ka diçka të re për të na thënë çdo herë që e lexojmë Biblën. ...
Erasti, arkëtari i qytetit
Dita 37 | Lexoni nga Romakëve 16:21-23; 1 e Korintasve 1:26-27 Erasti, arkëtari i qytetit, dhe vëlla Kuarti, ju dërgojnë të fala. (Rom. 16:23) Kur jam duke ...
Dëshmi e gjallë në sallë
Dita 36 | Lexoni nga Romakëve 16:7, 13; Marku 15:21-24 Të fala Andronikut dhe Junisë ... Të fala Rufit, të zgjedhurit në Zotin, dhe nënës së tij, që është ed ...









