web-woh-24-prill

Të mos ligështohemi duke bërë të mirën

Dita 24 | Lexoni nga Galatasve 6:1-10

Le të mos ligështohemi duke bërë të mirën; sepse, po të mos ligështohemi, do të korrim në kohën e vet. (v. 9)

Vajzat e mia, kur ishin adoleshente, kishin një nofkë për vëllanë e tyre, Kris-in; atyre u pëlqenin ta quanin “Sherpa”, e marrë nga guidat në malet Himalaja, të cilët mbartin ngarkesat gjatë ngjitjes në mal. Ai e mori këtë nofkë për shkak se shkonte bashkë me të motrat kur ato dilnin për pazar, dhe u mbante artikujt që kishin blerë duke i ndjekur nëpër dyqane, qendra tregtare dhe vende parkimi, në mënyrë që ato të bënin pazar pa pasur çanta apo qese nëpër duar. “Hajde, Sherpa, jepu këmbëve”, i thoshin ato, dhe ai i mbartte barrët e tyre në mënyrën e vet të përzemërt.

Mirëpo kjo ishte një ujdi goxha e njëanshme mes vajzave dhe djalit tonë. Ndërsa tek Galatasve 6, Pali ka ndërmend të gjithë ata që janë në kishë. Ai u bën thirrje besimtarëve që të mbajnë barrët e njëri-tjetrit, duke u kujdesur për njëri-tjetrin. Ne duhet t’i restaurojmë ata që bien në mëkat, ndërkohë që rrimë vetë vigjilentë kur tundohemi. Po ashtu, ne duhet të jemi të kujdesshëm që të mbartim ngarkesat tona, sepse gjithsecili do të korrë atë që mbjell. Dhe këtu, përsëri, ne shohim lidhjen mes barrëve dhe sfilitjes, ndërkohë që Pali na kujton ta luftojmë atë sfilitje apo ligështim që vjen kur bëjmë gjëra të mira për njerëzit që kemi përreth, “por më shumë atyre që janë pjesëtarë të shtëpisë së besimit” (v. 10).

Ne nuk jemi në një rrugëtim të vetmuar nëpër këtë botë. Ne udhëtojmë bashkë me fëmijët e Perëndisë, duke ndihmuar njëri-tjetrin në rrugë e sipër. Ne mbartim barrët e njëri-tjetrit, në mënyrë që askush të mos jetë tepër i sfilitur rrugës. — Laura N. Sweet

Ndërsa luteni, ndërmjetësoni për dikë që e dini se po lufton sot me një barrë të rëndë.

web-woh-8-maj

I dobëti dhe i forti

Dita 38 | Lexoni nga Romakëve 14:1-6 Pranojeni atë që është i dobët në besim. (v. 1) Perëndia ka diçka të re për të na thënë çdo herë që e lexojmë Biblën. ...

Tags: No tags