Dita 47 | Lexoni nga Zanafilla 3:8-24
Prandaj Zoti Perëndi e dëboi njeriun nga kopshti i Edenit. (v. 23)
Një teknikë disiplinimi e përdorur zakonisht nga prindërit e mësuesit është “pushimi”, ku një fëmijë i mosbindur ndahet përkohësisht nga pjesa tjetër e grupit. Pse është efikase kjo? Sepse ne jemi krijuar për bashkësi. Shumica prej nesh do të bënin gjithçka për të shmangur ndarjen.
Te Zanafilla 1 dhe 2, Perëndia krijoi “qiejt dhe tokën”. Një botë e përbërë nga dy dimensione që plotësojnë njëra-tjetrën. Perëndia i vendosi qeniet njerëzore në qendër të kësaj bote dhe deklaroi se ajo ishte “shumë e mirë” (Zan. 1:31). Ne patëm një bashkësi të përsosur me Perëndinë, njëri-tjetrin dhe me gjithë qiejt dhe tokën. Por kur ramë në mëkat, ne e shkëputëm veten nga Parajsa. Mëkati ynë vendosi një barrierë mes qiellit dhe tokës. Zanafilla 3 përshkruan Adamin dhe Evën të dëbuar nga Edeni dhe që u ndalohej të rihynin nga një shpatë flakëruese. Kjo shpjegon realitetin që ne, banorët e tokës, nuk mund të futemi me forcë në qiell. Qielli duhet të vijë te ne.
Në fund të Zanafillës 3, Zoti bën një premtim: pasardhja e gruas një ditë do të thyejë prangat e mëkatit mbi racën njerëzore dhe do të shkatërrojë barrierën mes qiellit dhe tokës. Kur ky bir, Jezusi, u shfaq, Ai vërtet e zhbëri fuqinë e mëkatit, vdekjes dhe ferrit. Vetë Ai u bë rruga përmes të cilës njerëzit e humbur në tokë të mund të rihynin në qiell. Përmes Jezusit ne “patëm, nëpërmjet besimit, hyrjen në këtë hir në të cilin qëndrojmë të patundur.” (Rom. 5:2). Qielli mund të arrihet. Ne që i përkasim Jezusit presim dhe punojmë për ripërtëritjen e parajsës tonë të humbur. — Ben Van Arragon
Ndërsa luteni, përlëvdoni Perëndinë për këmbënguljen e Tij për të ripërtërirë bashkimin e qiellit dhe tokës.
#Zanafilla #Bibla #FjalaePerëndisë #Parajsa #Mëkati #Shpëtimi #Jezusi #Ripërtëritja #Besimi #FjalëteShpresës
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...
Sinqeriteti përpara Perëndisë
Dita 38 | Lexoni nga Veprat e Apostujve 5:1-16 “Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve.” (v. 12) Pasazh ...
Fuqia e Emrit të Tij
Dita 36 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 3:11-26 “Dhe me anë të besimit në emrin e tij, këtë njeriun, që shihni dhe njihni, e forcoi emri i Jezusit;” (v. ...









