web-dita-25-woha

Të ndeshesh me misterin

Loading poll …

Dita 25 | Lexoni nga Jobi 23:1-10

“Ja, po shkoj në lindje, por aty nuk është;… por nuk e shoh… por nuk arrij ta shikoj.” (v. 8-9)

Disa dyshime lindin kur përballemi me misterin që është Perëndia. Te Luka 24, dyshimi i dishepujve ishte një reagim ndaj faktit që Perëndia kishte bërë diçka që s’mund të bëhej. Vdekja është përfundimtare, por ja ku ishte Jezusi, i gjallë dhe shëndoshë e mirë. Kjo duhej t’i kishte çuar ata në besim, por ishte kaq e mistershme sa ata dyshuan.

Shumë nga dyshimet e lidhura me Perëndinë lindin saktësisht nga përvoja e kundërt e misterit të Perëndisë. Më lejoni ta parafrazoj përvojën e Jobit. “Ja, po të shkoj në lindje, apo në perëndim, apo në veri, apo në jug, s’mund ta gjej askund Perëndinë.” Shpesh rrugët e Perëndisë janë kaq errësisht të mistershme, sa dyshimet lindin për mëshirën dhe mirësinë e Perëndisë.

Disa njerëz thonë se dyshime të tilla janë reagimi i pashmangshëm i të vdekshmëve të kufizuar ndaj një Perëndie të pakufizuar. Njësoj, një njeri vërtet i përulur dhe mendjehapur, jo vetëm që nuk do të ketë dyshime, por i konsideron ato ashtu siç i quan Val Webb: “karrota të lodhshme që na joshin drejt territoreve të reja” të besimit (Në mbrojtje të dyshimit). Duket e saktë, por a e inkurajon vërtet Jezusi dyshimin si një gjë të shëndetshme? Misteri i Perëndisë i kishte bërë dishepujt të dyshonin, por nuk është vendi ku Jezusi do që ata të jenë.

Bibla është e mbushur me përulësi, frikënderim dhe pyetje përballë misterit? Po dyshimi? Jezusi e prezanton Veten dhe urinë që ka, si prova për të kundërtën (Luka 24:39, 42-43). Pse? Për të hequr dyshimin e tyre. — Stan Mast

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju drejtojë përmes misterit derisa besimi juaj të jetë i pastër si ari.

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita25

Tags: No tags