Dita 26 | Lexoni nga 2 e Thesalonikasve 3:1-15
Mos e mbani atë si armik, por qortojeni si vëlla. (v. 15)
Ne mund të lodhemi me punën që bëjmë, si edhe me rutinën që kemi, mirëpo, duhet ta pranojmë se, ndonjëherë janë njerëzit ata që na lodhin më shumë! Gjithmonë ka njerëz që na lënë në baltë, ndonjëherë edhe në mënyrë të përsëritur, të cilët nuk bëjnë atë që thonë se do të bëjnë. Ose edhe më keq, njerëz që na pengojnë të përmbushim detyrat tona. Njerëz të tillë na testojnë durimin. Atëherë, çfarë duhet të bëjmë?
Pali u kërkon besimtarëve në Selanik të luten për të që të çlirohet nga “njerëzit e paudhë dhe të ligj”, të cilët nuk kanë besim (v. 2). Pastaj, ai i drejtohet një tjetër problemi me të cilin po përballej kisha: disa vëllezër refuzonin të punonin për të fituar të ardhura, duke e kaluar kështu ditën duke u marrë me gjëra të kota. Por kjo ishte në kontrast me shembullin që u kishin dhënë Pali me shokë kur ishin në Selanik. Ata kishin punuar “natë e ditë” (v. 8) për të mbajtur veten e tyre ndërkohë që predikonin ungjillin. Njerëzit e plogësht dhe dembelë mund të kthehen në ngatërrestarë, dhe Pali tha që kushdo që nuk punonte, nuk duhet të hante! Megjithatë, ai i nxiti selanikasit që të mos lodheshin duke bërë të mirën, madje edhe me tipa të tillë, dhe të silleshin me ta gjithmonë si vëllezër, jo si armiq.
Kur përballeni me besimtarë që krijojnë probleme në kishë, gjithmonë qëllimi është që t’i rikthejmë ata në bashkësi. Ngulmimi me njerëz të vështirë kërkon durim të shtuar, mirëpo ne jemi duke korrigjuar dhe restauruar një vëlla ose motër në Krisht. Kësisoj, nuk mund të lodhemi duke bërë një gjë kaq të mirë! — Laura N. Sweet
Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë durimin e nevojshëm për t’u marrë me njerëz të vështirë.
Një ofrim simbolik dhe i vërtetë
Dita 43 | Lexoni nga Romakëve 15:25-29; Veprat e Apostujve 19:21-22 Në qoftë se kombet u bënë pjesëtarë me ta në të mirat frymërore, kanë detyrë t'u shërbej ...
Shkrime dhe plane me guxim
Dita 42 | Lexoni nga Romakëve 15:14-24; Efesianëve 6:19-20 Por ju shkrova pjesërisht më me guxim. (Rom. 15:15) Reformatori Martin Luteri, në një letër shkr ...
Jo thjesht të durojmë
Dita 41 | Lexoni nga Romakëve 15:1-13; 2 e Korintasve 8:9 Edhe ne, që jemi të fortë, duhet ta mbajmë dobësitë e atyre që janë të dobët (Rom. 15:1) Kur isha ...
Të kthehemi nga të tjerët
Dita 40 | Lexoni nga Romakëve 14:13-23; Mateu 18:6-7 Le të ndjekim, pra, ato që ndihmojnë për paqen dhe për ndërtimin e njëri-tjetrit. (Rom. 14:19) Spektat ...
Të dy i përkasim Zotit
Dita 39 | Lexoni nga Romakëve 14:7-12; Marku 2:28 Edhe nëse jetojmë ose vdesim, të Zotit jemi. (Rom. 14:8) Kurdoherë që shkoja për vizitë, si pastor, tek a ...
I dobëti dhe i forti
Dita 38 | Lexoni nga Romakëve 14:1-6 Pranojeni atë që është i dobët në besim. (v. 1) Perëndia ka diçka të re për të na thënë çdo herë që e lexojmë Biblën. ...
Erasti, arkëtari i qytetit
Dita 37 | Lexoni nga Romakëve 16:21-23; 1 e Korintasve 1:26-27 Erasti, arkëtari i qytetit, dhe vëlla Kuarti, ju dërgojnë të fala. (Rom. 16:23) Kur jam duke ...
Dëshmi e gjallë në sallë
Dita 36 | Lexoni nga Romakëve 16:7, 13; Marku 15:21-24 Të fala Andronikut dhe Junisë ... Të fala Rufit, të zgjedhurit në Zotin, dhe nënës së tij, që është ed ...









