Dita 10 | Lexoni nga Isaia 1:1-23
Dëgjoni; o qiej; dhe dëgjo, o tokë, sepse Zoti ka folur: “Kam edukuar fëmijë dhe i rrita, ata u rebeluan kundër meje. Kau e njeh të zotin e tij dhe gomari grazhdin e zotërisë së tij, por Izraeli nuk ka dije dhe populli im nuk ka mend. (v. 2-3)
Isaia fillon me këto fjalë tronditëse. A mund ta imagjinoni një skenë salle gjyqi, ku për dëshmitar thirren qielli dhe toka? Pse merr Perëndia për dëshmitar krijimin? Sepse në dallim nga të gjitha gjërat që Perëndia ka krijuar, askush nuk ka devijuar nga rruga e Perëndisë, ashtu si njeriu. Adami dhe Eva mëkatuan, dhe nuk ju bindën Perëndisë. Po kështu edhe ky popull të cilin Perëndia e kishte shpëtuar nga skllavëria dhe ishte kujdesur në mënyrë të veçantë për ta, mëkatuan duke e braktisur Zotin.
A nuk është e çuditshme që Perëndia merr si shembull kaun dhe gomarin? Por, ja, aty ku krijimi nuk gabon dhe kafshët shtëpiake nuk gabojnë, njerëzit mesa duket gabojnë dhe gabojnë rëndë. Si mundet që populli i Zotit të mos e dinte se kush ishte Zoti?
Miq, Perëndia është një Perëndi i dhembshur, dhe në të njëjtën kohë shumë, por shumë i duruar me ne njerëzit. Ne bëjmë lloj-lloj zgjedhjesh të gabuara që na çojnë drejt shkatërrimit. Perëndia na drejtohet me dhimbje, duke na bërë thirrje që të kthehemi tek Ai.
Miq, kjo që i ndodhi popullit të Zotit në ditët e Isaisë, nuk është një ngjarje e izoluar. Sot, gjendja e njerëzve, nuk është më e mirë sesa ajo që lexojmë në vargun 4. Në Krishtin kemi jetë dhe dritë. Sa më larg Krishtit, kemi errësirë dhe vdekje. Jakobi thërret, “Afrojuni Perëndisë dhe ai do t’ju afrohet juve” (Jak. 4:8). Mos bëni gabimin e Izraelit, që u bënë të pamend, duke braktisur dritën për errësirën, Perëndinë për idhujt. – Gentian Dogani
Ndërsa luteni, kthehuni tek Zoti dhe ndiqni udhën e tij.
#Dita10 #Isaia1 #NjihPerendine #DëgjoZotin #RebelimiNjerëzor #PerendiaFlet #ZotiNaThërret #KthehuniTekZoti #FjalëteShpresës #Meditime
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...
Sinqeriteti përpara Perëndisë
Dita 38 | Lexoni nga Veprat e Apostujve 5:1-16 “Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve.” (v. 12) Pasazh ...
Fuqia e Emrit të Tij
Dita 36 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 3:11-26 “Dhe me anë të besimit në emrin e tij, këtë njeriun, që shihni dhe njihni, e forcoi emri i Jezusit;” (v. ...









