Dita 12 | Lexoni nga Ligji i Përtërirë 5:12-15
“Do të punosh gjashtë ditë dhe gjatë këtyre ditëve do të bësh çdo punë tënden, por dita e shtatë është e shtuna, e shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd;” (v. 13-14)
Lexoni Ligji i Përtërirë 5:12-15 dhe rrethoni ose shënoni fjalët që ju bëjnë përshtypje. Mbase këto fjalë do t’ju ngelin në mendje, ashtu siç ndodhi me mua. E Shtuna, respekto, e shenjtë, të urdhëron, mos harro. Ligji i Përtërirë 5 përfshin 10 Urdhërimet, të ngjashme me ato që janë shkruar te Eksodi 20. 10 Urdhërimet nuk janë mënyra e Perëndisë për ta bërë jetën të vështirë, por janë si “mbrojtëse” që na ruajnë për të mos dalë nga rruga. Kjo është arsyeja se pse në librin kurrikul për fëmijë “Fëmijët e vegjël dhe adhurimi”, mësimi mbi 10 Urdhërimet titullohet: “10 mënyrat më të mira për të jetuar.” Këto urdhërime janë për të mirën tonë dhe kur zbatohen ato jo vetëm që i sjellin lavdi Perëndisë, por na ndihmojnëqë të përjetojmë bekimet e Perëndisë.
Perëndia pushoi në ditën e shtatë të krijimit, edhe ne na krijoi për të pushuar. Besimtarët në Jezusin pushojnë dhe adhurojnë në ditën e parë të javës në kremtim të ringjalljes së Krishtit. Ligji i Përtërirë 5 i kujton dëgjuesit e parë dhe lexuesit sot se skllevërit në Egjipt detyroheshin të punonin shtatë ditë në javë. Të çliruar nga skllavëria e mëkatit përmes besimit në Krishtin, edhe ne duhet të shijojmë një ditë pushimi dhe adhurimi, çlodhëse dhe ripërtëritëse. Detyra jonë është të ngadalësojmë, ta ruajmë atë ditë të shenjtë dhe të kujtojmë. Kjo ditë e veçantë, çdo javë është një dhuratë nga Perëndia. A po e zbatoni, apo po rraskapiteni nga puna, nxitimi dhe shqetësimi i vazhdueshëm? — Steve Petroelje
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju ndihmojë të ushqeni dhe të zbatoni ditën e pushimit që ju kërkon ta respektoni.
#fjalëteshpresës #meditime #newyear2025 #dita12
Gëzimi ynë i plotë
Dita 80 — Lexoni nga: Gjoni 16:16-24“…kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë.” (v. 24)Gati një e treta e ungjillit sipas Gjonit i përkushtohe ...
Kërcej nga gëzimi
Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...









