Dita 3 | Lexoni nga Filipianëve 2:12-13
Jini të shenjtë, sepse unë jam i shenjtë. (1 Pje. 1:16)
Martin Luteri e përshkruan kështu dinamikën e jetës së krishterë: “Kjo jetë nuk është shëndet, por shërim, jo të jesh, por të bëhesh; jo të rrish, por të ushtrohesh. Ende nuk jemi ashtu siç duhet të jemi, por po ecim drejt kësaj. Ky nuk është fundi, por është rruga.” Shkrimtari i shekullit të 18-të, JohnNeëton e bën më të paharrueshme: “Nuk jam ai që duhet të jem, nuk jam ai që do të jem, por faleminderit Perëndisë që nuk jam ai që kam qenë!”
Të krishterët janë shpëtuar përsa i përket faljes së mëkateve, sepse Krishti pagoi për ndëshkimin e tyre. Mbështetja në drejtësinë e Krishtit na bën ne të pranueshëm për Perëndinë. Fjala teologjike për këtë është “shfajësimi.” Por Perëndia nuk ka për qëllim vetëm që të na atribuojë drejtësinë e Krishtit. Ai do që ne të bëhem vërtet të drejtë, të kemi mendimet, fjalët dhe veprimet e duhura. Me fjalë të tjera, të bëhemi më të ngjashëm me Jezusin. Fjala për këtë është “shenjtërim.”
Shenjtërimi kërkon përpjekje morale nga ana jonë; të luftojmë kundër mëkatit, të praktikojmë bindjen ndaj Ligjit të Perëndisë. Pali na nxit që “të punojmë” për shpëtimin tonë (v. 12), të fillojmë të rritemi në jetën e re që kemi marrë përmes mëshirës së hirshme të Perëndisë. Ne nuk do të jemi kurrë të lirë nga mëkati derisa të vdesim dhe të përjetojmëplotësinë e shpëtimit tonë në qiell. Por ndërkohë, edhe pse shpesh lëkundemi dhe pengohemi, Perëndia po punon vazhdimisht në ne, duke na ndihmuar që të duam dhe të bëjmë vullnetin e Tij (v. 13). — David Bast
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë që t’ju ndihmojë të bëheni çdo ditë e më të ngjashëm me Krishtin.
Kush e lëvizi gurin?
Dita 21 | Lexoni nga Gjoni 20:1-10 Kush do të na rrokullisë gurin nga hyrja e varrit?. (Mr. 16:3) Më shumë se 80 vjet më parë, një skeptik anglez i quaj ...
Në ditën e tretë
Dita 20 | Lexoni nga Mateu 28:1-10 Ai nuk është këtu, sepse u ringjall, sikurse kishte thënë. (Mt. 28:6) Çfarë historie! Disa nga gratë që kishin qenë m ...
I vdekur dhe i varrosur
Dita 19 | Lexoni nga Gjoni: 19:31-42 Aty e varrosën Jezusin, meqenëse dhe varri ishte afër. (v. 42) Të shtunën Jezusi kishte vdekur. Këtë ditë të krisht ...
Poshtë kryqit të Jezusit
Dita 18 | Lexoni nga Gjoni 19:17-30 Dhe unë, kur të jem ngritur lart . . . do t'i tërheq të gjithë tek unë. (Gjoni 12:32) Poshtë kryqit të Jezusit nuk i ...
Njeriu që mbajti kryqin e Tij
Dita 17 | Lexoni nga Luka 23:26-33 Kapën njëfarë Simoni nga Kirena . . . e ngarkuan me kryqin që ta mbarte pas Jezusit. (v. 26) Në Jerusalem është një r ...
Gjykatësi që e dënoi Atë
Dita 16 | Lexoni nga Gjoni 18:28-19:16 Atëherë ai ua dorëzoi që të kryqëzohej. (v. 16) Kredoja e Apostujve përmend tre emra mes 100 e ca fjalëve që përmban ...
Dishepulli që e mohoi Atë
Dita 15 | Lexoni nga Mateu 26:31-35, 69-75 Dhe në atë çast këndoi gjeli. (v. 74) Shumë nga njerëzit që e mirëpritën Jezusin duke thirrur: “Hosana” të Di ...
Njeriu që e tradhtoi Atë
Dita 14 | Lexoni nga Mateu 26:20-25Mos jam unë, Zot? (v. 22)Kompozimi “Pasioni i Shën Mateut” i Xhonatan Sebastian Bah e shndërron tekstin e Mateut mbi hist ...