Dita 54 | Lexoni nga: Gjoni 16:12-19
“Por, kur të vijë ai, Fryma e së vërtetës, ai do t’ju prijë në çdo të vërtetë.” (v. 13)
Fjalët e Shkrimit shpesh duken të veshura në mister. Jezusi e pranoi një sens dykuptimësie kur u tha dishepujve: “Kam edhe shumë gjëra për t’ju thënë, por ato ende ju nuk mund t’i mbani” (v. 12).
Ashtu si në rastin e dishepujve, janë disa gjëra që do t’i zbulojmë hap pas hapi. Ne duhet ta pranojmë me përulësi që nuk i dimë të gjitha dhe që asnjë njeri, asnjë drejtues, asnjë kishë apo denominacion nuk i ka të gjitha përgjigjet. Ka shumë pyetje pa përgjigje. Pse ndodhin gjërat e këqija? Si do jenë kohët e fundit? Si do të jetë Parajsa?
Dishepujt ishin tejet të pështjelluar kur Jezusi tha: “Pas pak nuk do të më shihni më; e përsëri një kohë e shkurtër e do të më shihni” (v. 16). Pritja është e vështirë. Po kështu edhe ndjesia e paqartësisë apo dykuptimësisë. Nëse ju është dashur ndonjëherë të prisni një diagnozë mjekësore, një njeri të dashur që të kthehet në shtëpi, një vend pune që të hapet për ju, një lajm për thuajse çdo gjë, e dini sa e vështirë është të përballesh me të panjohurën. Ne mund të kapemi vetëm pas premtimit që bën Jezusi kur thotë: “Fryma e së vërtetës, ai do t’ju prijë në çdo të vërtetë” (v. 13). Dishepujt nuk e dinin ç‘do të ndodhte dhe shumë shpesh as ne nuk e dimë. Shumë detaje janë të panjohura, por e vërteta mbetet: Fryma është me ne dhe në fund do ta shikojmë Jezusin. – Denise Vredevoogd
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju ndihmojë që të prisni me durim që të shfaqet e vërteta!
#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita54
Perëndisë i besojmë
Dita 82 | Lexoni nga Psalmi 56 “Kur të kem frikë, do të mbështetem te ti. Me ndihmën e Perëndisë do të kremtoj fjalën e tij; kam vënë besimin tim te Perën ...
Shikoni lart
Dita 81 | Lexoni nga Psalmi 71 “Sepse ti je shpresa ime, o Zot...” (v. 5) Është një shprehje: “të gjendesh mes dy zjarresh.” Kur isha e vogël prindërit ...
Ki besim te Zoti
Dita 79 | Lexoni nga Psalmi 27 “Ki besim të madh te Zoti.” (v. 14) Çfarë mund të jetë më shqetësuese se të presësh mëngjesin netet kur ankthi ju lë pa g ...
Perëndia që na mbron
Dita 78 | Lexoni nga Psalmi 121 “Ndihma më vjen nga Zoti.” (v. 2) Kur im bir ishte 8 javësh, ndaloi së marri frymë. Pas dhjetra shtrimesh në spital viti ...
Qetësia dhe shpëtimi i Perëndisë
Dita 77 | Lexoni nga Psalmi 22 “Të gjitha skajet e tokës do ta mbajnë mend Zotin dhe do të kthehen tek ai;” (v. 27) Kur isha 7 vjeçe, babai më braktisi ...
Deri kur, o ZOT?
Dita 76 | Lexoni nga Psalmi 13 “...unë kam besim në mirësinë tënde.” (v. 5) Në jetë kam patur raste kur kam ndier një dëshpërim të thellë. Më dukej siku ...
Gëzohu, botë
Dita 75 | Lexoni nga Psalmi 98 “Dërgojini britma gëzimi Zotit, o banorë të të gjithë tokës, shpërtheni në këngë gëzimi, ngazëlloni dhe këndoni lavde.” (v. ...