web-woh-7-korrik

Të ringjallur

Loading poll …

Dita 7 | Lexoni nga Romakëve 6:1-23

“Sepse, nëse jemi bërë një me Krishtin në një vdekje të njëjtë me të tijën, do të jemi një edhe në ringjalljen e tij”. (v. 5).

Çfarë dini për ringjalljen? Po për bashkimin me Jezu Krishtin? Vini re se ky varg flet për bashkimin me Krishtin në vdekjen e tij dhe kjo ka ndodhur. Por kur flasim për ringjalljen, ajo është në të ardhmen dhe do të ndodhë. Kështu ky varg flet për ringjalljen tonë si një premtim. Cila është baza mbi të cilën jepet ky premtim? A është ky një premtim i vërtetë dhe i sigurt? Në përvojën tonë të jetës, shumë njerëz bëjnë premtime, por nuk i mbajnë. Qeveritë bëjnë premtime ndaj shtetasve të tyre, por nuk i mbajnë. Kështu premtimet, në shumë raste janë gënjeshtra të bukura që jepen për të na mashtruar. A është premtimi i ringjalljes, një gënjeshtër e bukur?

Apostulli Pal, ishte i bindur aq shumë për këtë premtim, saqë ju përkushtua kauzës së predikimit të ungjillit deri në fund të jetës së tij, e madje edhe vdiq për këtë kauzë. Ai dikur ishte kundërshtar i ungjillit dhe kishte bërë luftë kundër Krishtit dhe ndjekësve të Krishtit. Por rrugës për në Damask, ai përjetoi ngjarjen më të jashtëzakonshme të jetës së tij. Ai pa Krishtin e ringjallur (Vep. 9:1-18). Me sa duket, Krishti ishte i vërtetë dhe gjithë besimi i tij i mëparshëm ishte i rremë. Transformimi i Palit nga takimi me Krishtin e ringjallur i habiti të gjitha palët, si judenjtë ashtu edhe të krishterët.

Për Palin, bashkimi ynë me Krishtin është baza e premtimit për ringjalljen tonë (1 Kor 15). Pyetja për ju, të dashur miq është: a jeni të bashkuar me Krishtin? Nëse jo, a doni që të dini se si të bashkoheni me Krishtin, që të mund të merrni pjesë në ringjalljen e tij? – Gentian Dogani

Ndërsa luteni, besoni te premtimet e Zotit që janë “po” dhe “amen” (2 Kor. 1:20).

Ringjallja #BashkimiMeKrishtin #PremtimiHyjnor #JetaeRe #BesimiTeKrishti #EVertetaEUngjillit #TransformimiShpirtëror #ShpresaeRingjalljes #KrishtiIRingjallur #FjalëteShpresës #Meditime

Tags: No tags