Dita 10 | Lexoni nga Galatasve 5:16-25
“Në qoftë se rrojmë në Frymë, në Frymë edhe duhet të ecim.“ (v. 25)
Dje kujtuam dhuratën e mrekullueshme të Frymës së Shenjtë. Shumica e rezolutave biblike që po trajtojmë në këto 15 ditët e para të Vitit të Ri janë të vështira për t’i përmbushur. Për shkak të efekteve të mëkatit mbi qeniet njerëzore, ne jemi egoistë nga natyra, shpërqendrohemi lehtë dhe pavarësisht qëllimeve tona më të mira, shpesh heqim dorë nga rezolutat. Fryma e Shenjtë na fuqizon që të jetojmë në plotësi dhe besnikëri për Jezusin. Fryma e Perëndisë na ndihmon që të japim fryte shpirtërore dhetë kemi cilësi të karakterit e sjelljes që shprehin transformim të brendshëm (Gal. 5:22-23), në vend që t’i dorëzohemi dëshirave të mishit. Nuk është e lehtë. Te Mateu 26:41, Jezusi tha: “Rrini zgjuar dhe lutuni, që të mos bini në tundim; sepse Fryma është gati, por mishi është i dobët”.
Gjatë leximit të sotëm nga Galatasve 5, mund të shohim ndryshimin mes të qenit i drejtuar nga mishi dhe të qenit i drejtuar nga Fryma e Shenjtë. Romakëve 8:5 na thotë: “Sepse ata që rrojnë sipas mishit e çojnë mendjen në gjërat e mishit, por ata që rrojnë sipas Frymës në gjërat e Frymës.” Të jetuarit sipas mishit mund të na japë kënaqësi afatshkurtra, por të jetuarit sipas Frymës na çon drejt një jete më të mirë që e nderon Perëndinë. — Steve Petroelje
Ndërsa luteni, përdorni lutjen e Davidit te Psalmi 51:10-12: “O Perëndi, krijo tek unë një zemër të pastër dhe përtëri tek unë një frymë të patundur. Mos më largo nga prania jote dhe mos më hiq Frymën tënde të shenjtë. Kthemë gëzimin e shpëtimit dhe përkrahmë me frymë dashamirës.”
#fjalëteshpresës #meditime #newyear2025 #dita10
Gëzimi ynë i plotë
Dita 80 — Lexoni nga: Gjoni 16:16-24“…kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë.” (v. 24)Gati një e treta e ungjillit sipas Gjonit i përkushtohe ...
Kërcej nga gëzimi
Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...









