web-woh-dita-75

Të shërbejnë si shenja

Loading poll …
A do ta pranosh Krishtin në jetë tënde?

Dita 75 | Lexoni nga Zanafilla 1:6-19

Të shërbejnë si shenja, për të dalluar stinët, ditët dhe vitet. (v. 14)

Kur isha e vogël, më tmerronte errësira. Çdo natë para se të flija, qëndroja te dera e dhomës sime, e fikja dritën dhe vrapoja nxitimthi mbi tapet për të shkuar në sigurinë e shtratit tim. Vetëm kur fillova ta ngrija kokën që të shikoja qiellin e natës dhe të vëreja shkëlqimin e yjeve dhe bukurinë vezulluese të hënës, nata – që kryesisht më ngjallte frikë – filloi të më ngjallte edhe një sens mrekullie dhe frikënderimi. Ndërsa u rrita, u dashurova me Perëndinë që krijoi hënën dhe yjet për të ndriçuar errësirën.

Pasazhi na tregon se Perëndia krijoi dritat qiellore jo vetëm për të ndarë ditën nga nata, por edhe për qëllimin e shenjave dhe stinëve. Edhe pse krijimi i Perëndisë ende vazhdon të këndojë për madhështinë e Tij, shumë rrallë e interpretojmë dëshminë e lavdishme të diellit, hënës dhe yjeve në kupën qiellore si shenja të qëndrueshme të besnikërisë së Perëndisë ndaj nesh në çdo stinë të jetës sonë. Ne humbasim diçka duke qëndruar brenda gjatë natës, me të gjitha dritat e shtëpisë ndezur, shumë rrallë dalim jashtë, ngremë sytë dhe soditim mirësinë e Perëndisë.

Ndoshta errësira nuk është diçka për t’u pasur frikë, por një hapësirë në të cilën na ftojnë të adhurojmë atë që ndriçon errësirën tonë. Herën tjetër që ndihesh i stërmunduar nga shqetësimet dhe meraket e kësaj jete, mendoje të dalësh jashtë, të ngresh sytë nga qielli që ta kujtosh sërish besnikërinë e Perëndisë. – Katelyn J. Dixon

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’jua hapë sytë dhe zemrën, për të parë si po ju flet nëpërmjet krijimit!

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita75

web-dita-20-woha-20

Në ditën e tretë

Dita 20 | Lexoni nga Mateu 28:1-10 Ai nuk është këtu, sepse u ringjall, sikurse kishte thënë. (Mt. 28:6) Çfarë historie! Disa nga gratë që kishin qenë m ...

Tags: No tags