Dita 50 | Lexoni nga Romakëve 13:8-14; Luka 10:25-37
Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveçse ta doni njëri-tjetrin. (Rom. 13:8)
Shumica e përkthimeve të Biblës vendosin një nëntitull përpara Romakëve 13:8. Nëntitujt mund të jenë të dobishëm, por ato nuk gjenden në tekstet origjinale të Biblës, dhe shpeshherë ndërpresin rrjedhën e vargjeve, të cilat kanë për qëllim të lexohen bashkë.
Kur ne ecim me rrjedhën mund të shohim se si vargu 8, “mos i kini detyrim askujt, përveçse ta doni njëri-tjetrin”, lidhet me vargjet pararendëse në lidhje me pagimin e taksave dhe me lidhjen që besimtari duhet të kishte me shoqërinë romake (12:14-21), duke e zgjeruar kështu kuptimin tonë mbi marrëdhënien e besimtarit me shtetin. Pali i këshillon besimtarët e Jezusit që jetojnë në Romë jo vetëm që t’i paguajnë taksat, por gjithashtu që të mos kenë “asnjë detyrim askujt” (13:8). Mirëpo e vetmja gjë që kemi detyrim është që “ta duam njëri-tjetrin” (v. 8), ose të duam fqinjin tonë. Fqinjin? Jezusi e zgjeron kuptimin mbi fqinjin tek shëmbëlltyra e samaritanit të mirë. Fqinjët tanë nuk përfshijnë vetëm vëllezërit dhe motrat në Krishtin, por edhe njerëzit që janë përtej familjes sonë apo komunitetit tonë fetar. Ne, si besimtarë të Krishtit, duhet jo vetëm që të paguajmë taksa dhe të jemi qytetarë të mirë, por duhet edhe ta mbushim shoqërinë me drejtësi, mëshirë dhe dashuri.
Vargjet në lidhje me pagimin e taksave (13:1-7) ndonjëherë janë keqzbatuar nga udhëheqës të padrejtë për të justifikuar ose për të mbuluar format shtypëse të qeverisë. Duke ecur me rrjedhën e vargjeve në këtë pjesë, ne mund të marrim si mësim se bindja që tregojmë ndaj qeverisë duhet të kryhet e kontrolluar nga dashuria për fqinjin tonë. Kjo përfshin drejtësinë bazike dhe kujdesin për nevojtarët. — Kent Fry
Ndërsa luteni, kërkoni urtësi se si ta praktikoni dashurinë për fqinjët tuaj.
Të shkojmë me turmën
Dita 50 | Lexoni nga Romakëve 13:8-14; Luka 10:25-37 Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveçse ta doni njëri-tjetrin. (Rom. 13:8) Shumica e përkthimeve të ...
Taksat si bekim frymëror
Dita 49 | Lexoni nga Romakëve 13:1-7; Galatasve 1:13-14 Sepse prandaj paguani edhe tatimet. (Rom. 13:6) Unë kam një koleg që thotë se 15 prilli (afati i fu ...
Aq sa varet prej jush
Dita 48 | Lexoni nga Romakëve 12:14-21; Mateu 5:38-42 Po të jetë e mundur, dhe aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me të gjithë njerëzit. (Rom. 12:18) Ku ...
Mos bëni numra
Dita 47 | Lexoni nga Romakëve 12:9-13; 1 e Pjetrit 1:22 Dashuria le të mos jetë me hipokrizi; urreni të keqen dhe ngjituni pas së mirës. (Rom. 12:9) Vetëm ...
Kura për “supermen”-in
Dita 46 | Lexoni nga Romakëve 12:3-8; Mateu 5:5 ... të mos mendojë më lart sesa duhet të mendojë. (Rom. 12:3) Kur isha i vogël, superheroi më i rëndësishëm ...
Kthehuni tani tek lutja
Dita 44 | Lexoni nga Romakëve 15:30-33; 16:25-27 Edhe Perëndia i paqes qoftë me ju të gjithë. Amen. (15:33) Disa nga çastet e mia më të fuqishme në komunit ...
Një ofrim simbolik dhe i vërtetë
Dita 43 | Lexoni nga Romakëve 15:25-29; Veprat e Apostujve 19:21-22 Në qoftë se kombet u bënë pjesëtarë me ta në të mirat frymërore, kanë detyrë t'u shërbejn ...









