Dita 15 | Lexoni nga Romakëve 1:1-7
Ndër të cilët edhe ju jeni të thirrur nga Jezu Krishti. (v. 6)
Dikur, këta persona që jetonin në Romë (qyteti më i rëndësishëm dhe më i madh i kohës, saqë ishte privilegj të bëheshe qytetar i Romës) tani që kanë besuar në Krishtin quhen të thirrur prej Krishtit, në kuptimin se i përkasin Krishtit.
Po, si i thirri Krishti këta besimtar të Romës? Mësojmë se Krishti i thirri ata me anë të ungjillit të tij. Ungjilli është një ftesë e Krishtit për mëkatarët që të pendohen dhe të besojnë në Të. Përhapja e ungjillit ju besua fillimisht apostujve të Krishtit dhe më pas dishepujve të Krishtit brez pas brezi. Pse Apostujve fillimisht? Sepse apostujt ishin dëshmitarët okular të fjalëve, veprave, vdekjes, dhe ringjalljes së Krishtit. Më pas, pasi apostujt vdiqën për dëshminë e Krishtit, ishin brezi i parë i besimtarëve që e vazhduan përhapjen e ungjillit në botën Romake.
Krishti vazhdon edhe sot e kësaj ditë të thërrasë mëkatarët për t’i bërë të tijtë. Privilegji i këtyre besimtarëve në Romë, nuk kishte të bënte me qytetarinë Romake, por me faktin që tani i përkisnin Krishtit dhe kishin marrë pjesë në qytetarinë qiellore të Mbretërisë së Perëndisë. Për t’u bërë qytetarë romak duhej ose të lindnit prej prindërve romak, ose ta blinit atë (Vep. 22:27-28). Por, për t’u bërë qytetarë të mbretërisë së Perëndisë, ju duhet të lindni përsëri (këtë e kryen Fryma e Shenjtë, [Gjo. 3]). Me fjalë të tjera, duhet të besoni në Krishtin që vdiq dhe u ringjall për ju.
Është Krishti që na thërret dhe na bën të tijtë. Tjetra, është se nuk ka asgjë, as vetë pasuria e tërë Romës që të krahasohet me privilegjin e të qenit i (apo t’i përkasësh) Krishtit. – Gentian Dogani
Ndërsa luteni, falënderoni Zotin që na ka thirrur për të qenë qytetarë të qiellit.
#TëThirrurNgaKrishti #Romakëve1 #Ungjilli #ThirrjaHyjnore #QytetarëTëQiellit #BesimNëKrishtin #JezusiThërret #FrymaEShenjtë #FjalëteShpresës #Meditime
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...
Sinqeriteti përpara Perëndisë
Dita 38 | Lexoni nga Veprat e Apostujve 5:1-16 “Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve.” (v. 12) Pasazh ...
Fuqia e Emrit të Tij
Dita 36 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 3:11-26 “Dhe me anë të besimit në emrin e tij, këtë njeriun, që shihni dhe njihni, e forcoi emri i Jezusit;” (v. ...









