Dita 47 | Lexoni nga Gjoni 13:33-14:7
Zemra juaj mos u trondittë, besoni në Perëndi dhe besoni edhe në mua! (v. 14:1)
Gjatë sulmit terrorist në vitin 2001 në Qendrën Botërore të Tregtisë, pati një panik masiv në atë ndërtesë. Lajmërimet në ndërtesë u thoshin njerëzve të qëndronin aty ku ishin. Një drejtues departamenti i tha stafit të tij që t’i shpërfillnin këto udhëzime dhe ta ndiqnin atë, në rresht për një nëpër shkallë. Të gjithë ata që e bënë këtë mbijetuan. Por atyre iu desh të besonin se lideri i tyre e dinte se çfarë po bënte.
Kur Jezusi i kërkoi dishepujve që ta ndiqnin Atë, ata i besuan Atij. Ata qëndruan me Të për 3 vjet. Por pastaj (edhe pse atyre duhet t’i ketë ardhur e papritur), Ai u tha që po largohej. Të pështjelluar, Pjetri, Thomai dhe Filipi folën dhe me shqëtësim bënë pyetje. Jezusi e ndjeu këtë. “Mos u shqetësoni,” tha Ai, “Më besoni mua! Nëse besoni në Perëndinë, besoni dhe në Mua!” Në thelb, Ai po u thoshte: “Përqendrohuni tek Unë dhe te Ati që më ka dërguar. Edhe nëse nuk ju duket se ka kuptim për ju tani.” (shikoni 14:7).
Askush nuk e di me të vërtetë se çfarë mban e ardhmja. Ne përpiqemi ta parashikojmë atë për të qetësuar shqetësimet tona, por te Mateu 24:6-7, Jezusi na paralajmëron që do të ketë “luftra dhe ushtima luftrash,” rivalitete ndërkombëtare dhe “zi buke e tërmete.” Por sërish, Jezusi nuk donte që dishepujt e Tij të alarmoheshin, as nuk do që ne të jemi të tronditur dhe në ankth. (Gjoni 14:1). Në vend të këtyre, Ai premtoi se do të përgatiste një vend në shtëpinë e Atit të Tij, duke na garantuar se ne do të jemi përgjithmonë me Të (v.2-3), pavarësisht se çfarë ndodh në këtë tokë. — Denise Vredevoogd
Ndërsa luteni, kërkoni që zemra juaj e trazuar të bëhet një zemër me besim, që mbështetet te “udha, e vërteta dhe jeta”. (Gjoni 14:6).
#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita47
Gëzimi ynë i plotë
Dita 80 — Lexoni nga: Gjoni 16:16-24“…kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë.” (v. 24)Gati një e treta e ungjillit sipas Gjonit i përkushtohe ...
Kërcej nga gëzimi
Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...









