web-dita-29-woha

Të ushqeni besimin tuaj

Loading poll …
A do ta pranosh Krishtin në jetë tënde?

Dita 29 | Lexoni nga Romakëve 10:9-17

“Besimi, pra, vjen nga dëgjimi, dhe dëgjimi vjen nga fjala e Perëndisë.” (v. 17)

Edhe pse Jezusi mund ta largojë menjëherë dyshimin, Ai gati-gati gjithmonë përdor mjete të tjera dhe mjete të ndryshme për lloje të ndryshme dyshimi. Në rastet e dyshimit faktik, dyshimi i bazuar në mungesën e informacionit të saktë për besimin e krishterë, Jezusi përdor faktet. E vetmja gjë që e largon dyshimin intelektual është e vërteta.

E keni dëgjuar shprehjen: “Jepini gjithsecilit atë që meriton.” Nëse doni të kuroheni nga dyshimet tuaja, duhet ta ushqeni besimin tuaj dhe ta vdisni urie dyshimin. Ne duhet ta ushqejmë mendjen me racione të mëdha të së vërtetës së Biblës për t’i mposhtur dyshimet tona. Për fat të keq, shumë njerëz ushqejnë dyshimet në vend të kësaj, duke e mbushur mendjen me kundërshti ndaj së vërtetës dhe me gostitje nga fetë e tjera dhe spiritualizma alternative.

Nuk po sugjeroj që ne të jemi të paditur ndaj botës së gjerë, por një dietë e qëndrueshme me gjëra jo të krishtera do t’i bënte më të forta dyshimet tona. Romakëve 10:17 thotë se besimi vjen nëpërmjet dëgjimit të së vërtetës për Krishtin. Kushtojini vëmendjen kësaj. Është mesazhi për Krishtin ai që sjell besim. Ndonjëherë njerëzit fillojnë të dyshojnë kur humbasin nëpër të vërtetën e gjerë të Biblës. Ne do ta gjejmë rrugën për të dalë nga lëmshi i dyshimit kur të dëgjojmë të vërtetën për Jezusin. Ushqejeni besimin tuaj me faktet për Krishtin. — Stan Mast

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju ushqejë derisa të mos doni më.

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita29

web-dita-49-woha

Paqja me ju

Dita 49 | Lexoni nga Gjoni 14:22-31 “Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u f ...

web-dita-46-woha

Lutja përfundimtare

Dita 46 | Lexoni nga Gjoni 17:20-26 “...që të gjithë të jenë një, ashtu si ti, o Atë, je në mua dhe unë në ty; edhe ata të jenë një në ne, që bota të beso ...

web-dita-45-woha

Ju jeni të dashur

Dita 45 | Lexoni nga Efesianëve 3:14-21 ...cila është gjerësia, gjatësia, lartësia dhe thellësia e dashurisë së Krishtit,... (v. 18) Në udhëtimin tonë k ...

web-dita-44-woha

Jezusi troket

Dita 44 | Lexoni nga Zbulesa 3:14-22“Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas.” (v. 20)Mua më pëlqen të planifikoj. Më pëlqen t’i kontrolloj gjërat. E rrëfej edhe ...

web-dita-43-woha

Jezusi bindet

Dita 43 | Lexoni nga Filipianëve 2:1-11 “...duke u bërë i bindur deri në vdekje, deri në vdekje të kryqit.” (v. 8) “E jashtëzakonshmja” është përkufizua ...

web-dita-42-woha

Mik

Dita 42 | Lexoni nga Gjoni 15:9-17 “...të japë jetën e vet për miqtë e tij.” (v. 13) Nëse keni faqe Facebook-u, e kuptoni ç‘do të thotë termi mik. Dikush j ...

Tags: No tags