Dita 4 | Lexoni nga Romakëve 6:1-11
Nëse ne vdiqëm me të, me të edhe do të rrojmë; në qoftë se vuajmë, do të mbretërojmë bashkë me të. (2 Tim. 2:11-12)
Me shumë mundësi jeni të njohur me bisedat për vdekjen e Jezusit në kryq. Krishti vdiq për ne, për mëkatet tona, por për të krishterët, ka edhe një mënyrë tjerër për ta menduar vdekjen e Krishtit. “Unë u kryqëzova bashkë me Krishtin…” (Gal. 2:20). “…ju keni vdekur dhe jeta juaj është fshehur bashkë me Krishtin në Perëndinë.” (Kol. 3:3). Kjo është një mënyrë dramatike për ta përshkruar ndryshimin mes jetës përpara Krishtit dhe asaj pas Krishtit. Është njësoj si të vdesësh dhe të varrosesh dhe pastaj të ringjallesh prej së vdekurish në një jetë të re.”
Nga kjo rrjedhin dy gjëra. Së pari, ne duhet të jetojmë jetën e re dhe jo të vjetrën. “Kështu edhe ju, konsideroheni veten të vdekur për mëkatin, por të gjallë për Perëndinë, në Jezu Krishtin, Zotin tonë.” (Rom.6:11). Së dyti, kjo jetë e re është e përjetshme. Vdekja nuk është fundi për ata që e kanë vendosur besimin te Jezusi, por është vetëm fillimi.
Pali i thotë Timoteut se kjo është e besueshme. Megjithatë, është edhe e kushtëzuar. Nëse ne kemi vdekur në Krishtin, do të jetojmë me Të dhe nëse durojmë, do të mbretërojmë me Të. Të vdesim në Krishtin do të thotë të identifikohemi me Të në vdekjen dhe ringjalljen e Tij dhe të bëjmë që të vdesë mëkati që mbetet në ne. Të qëndrosh do të thotë të vazhdosh taë bësh këtë deri në fund. Premtimi i jetës nuk është për ata që e nisin garën e krishterë, por për ata që e përfundojnë atë. — David Bast
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju ndihmojë të përfundoni garën e besimit.
Kërcej nga gëzimi
Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...









