web-woh-91-dhjetor

Të vëzhgojmë dhe të presim

Dita 91 — Lexoni nga: Psalmi 123

“Ja, ashtu si sytë e shërbëtorëve drejtohen te dora e zotërve të tyre dhe sytë e shërbëtores te dora e zonjës së saj, kështu sytë tona drejtohen te Zoti, Perëndia ynë derisa ai të ketë mëshirë për ne.” (v. 2)

Gjatë një banketi, shërbëtorët shihnin qëllimisht duart e zotërisë. Nëse zotëria bënte një lëvizje të lehtë me dorë, shërbëtori e kuptonte sinjalin dhe menjëherë zbatonte kërkesën e zotërisë. Këtë duam të themi me shprehjen “Shenja dhe thirrja” e zotërisë. Në mënyrë të ngjashme, dy sjellje që duhet të shoqërojnë lutjet tona janë vëzhgimi dhe pritja. Te Psalmi 123, vëmendja e shërbëtorit na tregon që të lutemi të përqendruar. Populli i Izraelit ngrinte sytë drejt Perëndisë në qiell, duke pritur që Ai të vepronte në emër të tyre dhe vëzhgonin sinjalet e Tij për të drejtuar veprimet e tyre.

Një nga emrat e Dhjatës së Vjetër për Perëndinë është “Jehovah Jireh”, që do të thotë “Perëndia, siguruesi ynë”. Kur jemi në nevojë, është Ai që mund t’i përmbushë këto nevoja. Populli i Izraelit u lut për paqe dhe çlirim nga përbuzja e kombeve krenare. Kjo ishte diçka që vetëm Perëndia mund t’ua jepte atyre, prandaj ata i thirrën Atij dhe u lutën për mëshirë.

Kur luteni, a e gjeni veten si duke vëzhguar, ashtu edhe duke pritur në Zotin? Ndërsa lutemi dhe presim, le të vëzhgojmë për “dorën e zotërisë” që të drejtojë veprimet tona. — Brad Haitsma

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë që t’ju ndihmojë që të shihni drejt Tij me durim dhe vigjilencë.

web-woh-89-dhjetor

Lutuni pa pushim

Dita 89 — Lexoni nga: 1 Thesalonikasve 5:16-18“Jini gjithmonë të gëzuar. Lutuni pa pushim. Për çdo gjë falënderoni sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në ...

web-woh-88-dhjetor

Lutja dhe identiteti

Dita 88 — Lexoni nga: Psalmi 131“O Zot, zemra ime nuk është mendjemadhe dhe sytë e mi nuk janë krenarë, dhe unë nuk merrem me gjëra tepër të mëdha dhe tepër të ...

web-woh-87-dhjetor

E fuqishme dhe efektive

Dita 87 — Lexoni nga: Jakobi 5:13-18“…shumë fuqi ka lutja e të drejtit kur bëhet me gjithë shpirt.” (v. 16)Njerëzit sot tërhiqen nga çdo gjë që është efikase d ...

web-woh-86-dhjetor

Dhurata e Krishtlindjes

Dita 86 — Lexoni nga: Luka 2:1-20“…sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar…” (v. 11)Gëzuar Krishtlindjen! Ndërsa lexoni sot historinë e njoh ...

web-woh-84-dhjetor

Udha e paqes

Dita 84 — Lexoni nga: Luka 1:67-79“…e ka vizituar dhe e kreu çlirimin e popullit të vet.” (v. 68)Zakaria ishte një burrë i moshuar kur mori përmbushjen e premt ...

Tags: No tags