web-woh-25-prill

Të vrapojmë duke rezistuar

Dita 25 | Lexoni nga Hebrenjve 12:1-13

Kujtoni, pra, atë që duroi një kundërshtim të tillë nga ana e mëkatarëve kundër tij, që të mos lodheni dhe të ligështoheni në shpirtin tuaj. (v. 3)

Fjalori Biblik “Easton” e përkufizon doktrinën e krishterë të “ngulmimit të shenjtorëve” si “vazhdimësia e sigurt e gjendur në rrethanat e hirit. Pasi është shfajësuar, besimtari as nuk mund të largohet plotësisht dhe as përfundimisht nga hiri, por me siguri do të këmbëngulë aty, dhe do të arrijë jetën e përjetshme”. Pra, qëndrueshmëria jonë në besim është e sigurt dhe e përcaktuar nga Perëndia, por kjo nuk do të thotë se është e lehtë! Neve jemi thirrur ta bëjmë këtë garë përgjatë jetës sonë, duke rezistuar, pavarësisht sprovave, telasheve, apo edhe thjesht lodhjes e sfilitjes.

Hebrenjve 12 e bën të qartë se është e zakonshme për besimtarët të kenë vështirësi dhe sfida. Nëse Jezusi, Biri i vetë Perëndisë, vuajti dhimbjet dhe turpin e kryqëzimit, atëherë edhe besimtarët duhet të presin të vuajnë gjithashtu në këtë botë. Sprovat që kalojmë tregojnë që edhe ne gjithashtu jemi bij e bija të Perëndisë, dhe që Ati ynë qiellor na disiplinon për të përsosur besimin tonë. Në vend që të shkurajohemi, kjo na jep një arsye që “të mos lodhemi dhe të ligështohemi në shpirt” (v. 3). Përkundrazi, ne e durojmë disiplinimin që na bëhet dhe ngulmojmë ndërkohë që trajnohemi të jemi “pjesëtarë të shenjtërisë së [Perëndisë]” (v. 10).

Pavarësisht nëse po kalojmë nëpër sprova të dhimbshme, apo thjesht po përballemi me lodhje sfilitëse, këto përvoja nuk duhet të na pengojnë që të ngulmojmë në besimin tonë. Gjithmonë ka një qëllim në vuajtjen tonë. Dhe po ashtu, ne kemi një shembull fantastik të besnikërisë tek Shpëtimtari ynë, i cili “për gëzimin që ishte përpara tij, duroi kryqin duke e përçmuar fyerjen” (v. 2). Ai, pra, është ai që na ndihmon të ngulmojmë. — Laura N. Sweet

Ndërsa luteni, i kërkoni Zotit fuqinë e tij që të rezistoni dhe të ngulmoni.

web-woh-8-maj

I dobëti dhe i forti

Dita 38 | Lexoni nga Romakëve 14:1-6 Pranojeni atë që është i dobët në besim. (v. 1) Perëndia ka diçka të re për të na thënë çdo herë që e lexojmë Biblën. ...

Tags: No tags