web-dita-35-woha

Thesari i Perëndisë

Loading poll …

Dita 35 | Lexoni nga Ligji i Përtërirë 7: 6-9

“…por sepse Zoti ju do…” (v. 8)

Gjithmonë më ka pëlqyer ora e murit. Më pëlqente të dëgjoja melodinë që tingëllonte çdo 15 minuta në orë gjatë gjithë ditës. Kur u diplomova në universitet, babai më ndërtoi një orë të tillë. Kjo orë është një nga thesaret më të veçanta që kam. Unë e ruaj atë sepse babai ma ndërtoi këtë dhuratë nga dashuria e madhe që kishte për mua.

Populli i Perëndisë ishte thesari i Tij i veçantë. Pasazhi na tregon që Ai i zgjodhi izraelitët nga të gjithë kombet e botës. Ai tha: “Zoti nuk e ka vënë dashurinë e tij mbi ju, as nuk ju ka zgjedhur, sepse nuk ishit më të shumtë nga asnjë popull tjetër; ju ishit në fakt më i vogli i të gjithë popujve; por sepse Zoti ju do dhe ka dashuri të mbajë betimin që u ka bërë etërve tuaj…” (vv.7-8). Për shkak të premtimit të Perëndisë për Abrahamin dhe pasardhësit e tij, edhe ne jemi fëmijët e Abrahamit, të bashkangjitur kësaj besëlidhje dashurie (shikoni Romakëve 11). Ne jemi thesari i Tij i veçantë.

Është e lehtë të mos ndihesh i çmuar. Ne shpesh i lejojmë mendimet negative për veten që të mbytin pëshpërimën plot dashuri të Perëndisë. Është e lehtë të dyshosh që Ai na do, kur përjetojmë gjëra të tilla si humbja e punës, një diagnozë kanceri, humbja e një njeriu të dashur, apo depresioni. Por përvetësojeni këtë të vërtetë: ju jeni thesari i veçantë i Perëndisë. Ai ju do! — Nancy Boote

Ndërsa luteni, dijeni në zemrën tuaj se ju jeni thesari i veçantë i Perëndisë.

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita35

web-woh-79-dhjetor

Kërcej nga gëzimi

Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...

web-woh-78-dhjetor

Nga vajtimi në kërcim

Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...

web-woh-77-dhjetor

Gëzimi i Shpenguesit

Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...

Tags: No tags