Dita 12 | Lexoni nga Isaia 38:1-6
Atëherë Ezekia e ktheu fytyrën nga muri dhe iu lut ZOTIT. (v. 2)
Edhe një njeri i drejtë mund të bjer pre e tre mëkateve: frikës që çon në komprometime, harresës së hirit dhe mëshirës së Perëndisë dhe mburrjes pa përulësi për gjërat e arritura. Këto mëkate janë kaq delikate saqë një person mund të mos arrijë t’i dallojë ato brenda vetes së vet.
Një njeri i drejtë mund t’u dorëzohet komprometimeve nga frika e përndjekjes dhe vdekjes. Dikush tjetër mund t’i marrë si të mirëqena hirin dhe mëshirën e Perëndisë, dhe të mos arrijë të bëjë ndryshime në jetën e vet. Ose dikush tjetër mund të bëhet arrogant dhe krenar për arritjet e veta. Këto mëkate janë kaq të mprehta saqë shpeshherë e kam gjetur veten i ndikuar prej njërës ose tjetrës.
Këto mëkate ishin të dukshme në jetën e mbretit Ezekia. Ai e nisi goxha mirë (2 Mbr. 18:5). Megjithatë, frika nga asirianët çoi në dështimin e tij të parë. Ai u dha atyre gjithë arin dhe argjendin e tempullit (v. 15-16). Kështu mbreti Ezekia u sëmur, dhe Isaia i shqiptoi atij mesazhin e vdekjes. Ndonjëherë vuajtja është bekim. Ezekia u pendua dhe, në dëshpërim e sipër, u lut (Isa. 38:3). Zoti i dha atij edhe 15 vite për t’u reformuar. Megjithatë, menjëherë pasi u shërua, ne lexojmë tek 2 e Kronikave 32:25, që “Ezekia nuk iu përgjigj mirësisë që iu bë atij, sepse zemra e tij ishte bërë krenare; prandaj mbi të, mbi Judë dhe mbi Jerusalem ra zemërimi i ZOTIT”.
Nëse jeni një ndjekës i Jezusit, cila është trashëgimia që po lini pas? Çfarë shembulli u ofroni ju të tjerëve të një jete të mbushur me besim? — Drejtuesi i shërbesës në Azinë Jugore
Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju shpëtojë nga mëkati dhe ta bëjë shembull jetën tuaj.
Epifania e Asafit
Dita 21 | Lexoni nga Psalmi 73:15-28 Derisa hyra në shenjtëroren e Perëndisë dhe mora parasysh fundin e tyre. (v. 17) Kur isha një nënë e re isha e përhapu ...
Një krahasim shqetësues
Dita 20 | Lexoni nga Psalmi 73:1-14 Sepse i kisha zili mburravecët, duke parë begatinë e njerëzve të këqij. (v. 3) Një nga shprehjet e mia të preferuara ës ...
Gjërat që nuk mund t’i kontrollojmë
Dita 19 | Lexoni nga Predikuesit 9:1-12 Të drejtët e të urtët dhe veprat e tyre janë në duart e Perëndisë. (v. 1) Para tre vitesh, pasi u kthyem nga një ud ...
Punë, urtësi dhe sfilitje
Dita 18 | Lexoni nga Predikuesit 2:9-20 Pastaj u ktheva të shikoj tërë veprat që kishin bërë duart e mia ... dhe, ja, të gjitha ishin kotësi dhe një kërkim p ...
Një tablo e sfilitjes
Dita 17 | Lexoni nga Predikuesit 1:1-11 Tërë gjërat kërkojnë mund, më tepër nga sa mund të thotë njeriu. (v. 8) Fjalori anglisht i Oksfordit e përkufizon " ...
Perëndia i të sfiliturve
Dita 16 | Lexoni nga Isaia 40:25-31 Ai i jep forcë të lodhurit dhe rrit fuqinë e të këputurit. (v. 29) Çfarë i pengon më së shumti besimtarët në ecjen e ty ...
Premtimi i ripërtëritjes
Dita 15 | Lexoni nga Luka 15:11-24 Do t'i pastroj nga çdo paudhësi e tyre me të cilën kanë mëkatuar kundër meje dhe do t'ua fal të gjitha paudhësitë e tyre m ...
Kur u bëhet thirrje bishave
Dita 14 | Lexoni nga Isaia 56:9-12 O ju mbarë, kafshë të fushave, ejani të hani; ejani, ju mbarë kafshë të pyllit! (v. 9) Ndonjëherë, duket sikur jemi të r ...









