web-dita-13-woha-13

Turma që e brohoriti Atë

Loading poll …
A do ta pranosh Krishtin në jetë tënde?

Dita 13 | Lexoni nga Mateu 21:1-11

Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit! (v. 9)

Java e Shenjtë fillon me të Dielën e Palmave dhe me hyrjen triumftare të Jezusit në Jerusalem. Vini re tri gjëra te kjo histori e njohur. Së pari, ishte një vepër e qëllimshme. Ndërsa lexoni ungjijtë, nuk mund të mos vini re një ndjesi planifikimi të kujdesshëm. Së dyti, ishte një vepër simbolike. Kjo ishte një hyrje mbretërore dhe të gjitha detajet do t’i kenë dhënë këtë mesazh turmës, sidomos profecisë së Zakarias (Mt. 21:5, shih Zak. 9:9) Së treti, ishte një vepër publike. Përgjatë gjithë shërbesës së Tij, Jezusi gjithmonë ishte përpjekur t’i qetësonte turmat, gati sikur përpiqej që ta fshihte identitetin e Tij mesianik. Por tani që kishte ardhur ora e vdekjes së Tij, duket sikur Jezusi donte që të gjithë të kushtonin vëmendje.

Tani, mendoni pak për reagimin e turmës. Padyshim që ata u përgjigjen mirë. Ata e brohoritën Jezusin, e mirëpritën dhe e përshëndetën si mbretin e tyre. Por nuk mund të mos dëgjoj një eko të turmës disa ditë më vonë. Nga këndimi i “Hosana” dhe bekimet në të Dielën e Palmave, ata kaluan në: “Kryqëzoje! Kryqëzoje!” të Premten e Mirë (Gjo. 19:6) Si mund të ndodhte kjo në më pak se një javë? E dini se si është me turmat. Njerëzit pushtohen nga entuziazmi dhe nuk e kuptojnë se për çfarë po bërtasin.

Sigurisht, në turmë shumë njerëz e dinin se për çfarë po bërtisnin. Ata po brohorisnin për Mesian, Mbretin. Por ata kishin idenë e gabuar se pse kishte ardhur Mesia. Kur ne e rrëfejmë Krishtin, duhet ta pranojmë Atë sipas kushteve të Tij, jo tonave. — David Bast

Ndërsa luteni, mirëpriteni Krishtin si Mesian.

web-dita-20-woha-20

Në ditën e tretë

Dita 20 | Lexoni nga Mateu 28:1-10 Ai nuk është këtu, sepse u ringjall, sikurse kishte thënë. (Mt. 28:6) Çfarë historie! Disa nga gratë që kishin qenë m ...

Tags: No tags