Dita 84 — Lexoni nga: Luka 1:67-79
“…e ka vizituar dhe e kreu çlirimin e popullit të vet.” (v. 68)
Zakaria ishte një burrë i moshuar kur mori përmbushjen e premtimit të pazakontë të Perëndisë. Zakaria e kishte kaluar shumicën e jetës së tij duke mbajtur barrën e pritshmërive të papërmbushura. Kur ishte i ri, ai priste që të bëhej me fëmijë. Si prift i Izraelit, ai priste që Perëndia ta shpëtonte popullin e Tij nga romakët pushtues. Zakaria priti gjithë jetën për t’u bërë me fëmijë. Dhe shkoi në varr pa parë çlirimin e popullit të tij.
Sfida më e madhe e besimit në Jezusin janë pritshmëritë e paplotësuara. Ne presim që jeta të bëhet më e mirë kur ia dorëzojmë atë Krishtit, apo që jetët tona të bëhen më të mira se jeta e njerëzve që nuk e ndjekin Atë. Ne presim që të shohim që puna jonë për Jezusin të japë fryte të bollshme dhe të dukshme. Kur këto pritshmëri nuk plotësohen, mund të tundohemi që të braktisim rrugën e Krishtit.
Pasazhi i sotëm na tregon se Zakaria i besoi profecive të Perëndisë, të vjetra sa vetë koha për një Shpëtimtar të premtuar që do të rivendoste “Shalom”-in. Për Izraelin “Shalom”-i ishte zhdukur pikërisht se ata ndaluan së besuari Perëndisë. Kur lindi fëmija i Zakarias, ai nuk e përlëvdoi Perëndinë se paqja origjinale e krijimit u ripërtëri menjëherë, por që populli i Zakarias do të ripajtohej me Perëndinë duke u kthyer në rrugën e Tij (v. 68). Zakaria e quan këtë “udha e paqes” (v. 79). Adventi është një periudhë kur të krishterët kremtojnë Princin e Paqes të sapolindur, që na ripajton me Perëndinë. Duke marrë paqen e Perëndisë, ne rikthehemi në udhën e Shpëtimtarit, në udhën e paqes. — Ben Van Arragon
Ndërsa luteni, ripërkushtojuni udhës së paqes së Shpëtimtarit.
Qyteti i vogël i Betlehemit
Dita 85 — Lexoni nga: Mikea 5:1-9“Dhe ai vetë do të jetë paqja.” (v. 5)Profecia e Mikeas u bë në epokën e perandorive. Mikea ishte një profet në vitin 700 para ...
Udha e paqes
Dita 84 — Lexoni nga: Luka 1:67-79“…e ka vizituar dhe e kreu çlirimin e popullit të vet.” (v. 68)Zakaria ishte një burrë i moshuar kur mori përmbushjen e premt ...
Princi i paqes
Dita 83 — Lexoni nga: Isaia 9:1-7“Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja…” (v. 7)Për besimtarët në Jezusin, sezoni i Krishtlindjes mund ...
Dhe do t’ju japë paqe
Dita 82 — Lexoni nga: Numrat 6:22-27“Ju do t'i bekoni kështu bijtë e Izraelit…” (v. 23)Në romanin “Luani, shtriga dhe garderoba,” C. S Lewis na prezanton me Na ...
Gëzimi i Tij
Dita 81 — Lexoni nga: Hebrenjve 12:1-11“…për gëzimin që ishte përpara tij, duroi kryqin…” (v. 2)Kur isha i vogël, dy ditët e mia të preferuara të vitit ishin d ...
Gëzimi ynë i plotë
Dita 80 — Lexoni nga: Gjoni 16:16-24“…kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë.” (v. 24)Gati një e treta e ungjillit sipas Gjonit i përkushtohe ...
Kërcej nga gëzimi
Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...









