web-woh-1-prill

Udha e re dhe e gjallë

Dita 1 | Lexoni nga Hebrenjve 10:1-14

Ai [Krishti], përkundrazi, pasi dha përgjithnjë një flijim të vetëm për mëkatet, u ul në të djathtë të Perëndisë. (v. 12)

Libri i Hebrenjve është një libër që spikat në mesin e shkrimeve të Dhjatës së Re për shumë arsye, por kryesisht për theksin që vendoset në vdekjen e Krishtit si një flijim për mëkatin. Duke iu referuar në masë të madhe sistemit të flijimeve nga Dhjata e Vjetër, autori i librit të Hebrenjve, deklaron: “Pa derdhur gjak nuk ka ndjesë” (9:22).

Judenjtë e merrnin me shumë seriozitet shenjtërinë e Perëndisë dhe e dinin se mëkati krijonte një hendek mes tyre dhe Perëndisë. Sistemi i flijimeve, siç ishin ofrimet nga ana e priftit dhe flijimi i një kafshe të patëmetë, siguronte për popullin e Perëndisë një mënyrë që ata të merrnin falje për mëkatet e tyre dhe për t’iu afruar më shumë pranisë së tij.

Mirëpo ja çfarë ndodh që është e jashtëzakonshme: Libri i Hebrenjve na thotë se Jezusi, “shkëlqimi i lavdisë së tij [Perëndisë] dhe vula e qenies së tij” , mori përsipër me vullnet të lirë rolin e dyfishtë edhe të Kryepriftit të Madh, i cili bën flijimin në vendin tonë, por edhe të Qengjit të patëmetë, i cili është ai që flijohet.

Jezusi, me vetë trupin e tij “dha përgjithnjë një flijim të vetëm për mëkatet” (10:12). Nuk ka më nevojë për flijime të tjera. Ky flijim, një herë e përgjithmonë, i gjakut të tij është plotësisht i mjaftueshëm, dhe tani ai kthehet në instrumentin, pra, “udha e re dhe e gjallë” (10:20), me anë të të cilit ne marrim falje, futemi brenda pranisë së një Perëndie të shenjtë dhe bëhemi edhe vetë të shenjtë. Nuk ekziston më asnjë hendek mes nesh dhe Perëndisë, duke qenë se Jezusi është përgjithnjë kryeprifti ynë! — Brian Keepers

Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë që Jezusi ka hapur një udhë të re dhe të gjallë për ju që të merrni falje dhe të afroheni tek Perëndia.

web-woh-90-mars

Pashka e Re

Dita 90 | Lexoni nga Eksodi 12:21-28 Moisiu, pra, thirri gjithë pleqtë e Izraelit dhe u tha atyre: “Shkoni dhe merrni qengja për ju …, dhe flijoni Pashkët.” ...

web-woh-89-mars

Fitore në Jezusin

Dita 89 | Lexoni nga Kolosianëve 2:6-15 Ai i zhveshi pushtetet dhe principatat, ua tregoi sheshit njerëzve, duke ngadhnjyer mbi ata në të. (v.15) Tek vepra ...

web-woh-88-mars

Skandali i Kryqit

Dita 88 | Lexoni nga 1 e Korintasve 1:26-31 Perëndia ka zgjedhur gjërat e marra të botës për të turpëruar të urtët; dhe Perëndia ka zgjedhur gjërat e dobëta ...

web-woh-87-mars

Marrëzia e Kryqit

Dita 87 | Lexoni nga 1 e Korintasve 1:18-25 Sepse mesazhi i kryqit është marrëzi për ata që humbin, por për ne që shpëtohemi është fuqia e Perëndisë. (v.18) ...

web-woh-84-mars

Prandaj, Lavdëroni!

Dita 84 | Lexoni nga Psalmi 103:1-19; Psalmi 113 Lëvdoni, o shërbëtorë të Zotit, lëvdoni emrin e Zotit! (Ps. 113:1) Liturgjia për Kungimin në traditën time ...

Tags: No tags