web-woh-13-prill

Udhëheqës shërbëtor

Dita 13 | Lexoni nga Isaia 42:1-9

Ja shërbëtori im, që unë përkrah, i zgjedhuri im që më kënaq shpirtin. (v. 1)

Shprehja “udhëheqës shërbëtorë” është kontradiktore. Siç shprehet edhe Xhejms Mekgregor Bërns (James MacGregor Burns) në librin e tij “Udhëheqësia”, udhëheqësia përfshin autoritetin, drejtimin dhe kontrollin, ndërkohë që “ofiqi” i shërbëtorit nënkupton nënshtrim, përulësi dhe bindje. Robert K. Grinlif (Greenleaf), i cili sajoi termin “udhëheqës shërbëtor” në vitet 1970-të, kishte për qëllim të theksonte ironinë në llojin më të mirë të udhëheqësisë. Mirëpo ideja e “udhëheqësit shërbëtor” është po aq e vjetër sa vetë Bibla.

Në librin e Isaias ne gjejmë katër pasazhe që na çojnë, në mënyrë profetike, tek udhëheqësia prej shërbëtori e Jezu Krishtit. Leximi për ditën e sotme është një nga këto “këngët e shërbëtorit”. Aty përshkruhet se si shërbëtori i zgjedhur i Perëndisë do të sjellë drejtësi tek kombet me butësi dhe paanësi (v. 1). Ai do të jetë një udhëheqës, i cili nuk do ta shuajë “kandilin që bën tym” (v. 3), por do t’ju tregojë të gjithëve dhembshuri (v. 7). Në këngët vijuese të shërbëtorit, Isaia përshkruan shtrirjen globale të shërbëtorit (49:6), faktin që ai do të përballet me vuajtje të pashoqe, por nuk do të bëjë kompromise (50:5-7), dhe që ai do të mbartë mëkatin e të tjerëve (53:4-6) dhe do t’i shpengojë ata (53:12).

Këngët e shërbëtorit tek libri i Isaias na çojnë tek Jezusi, mirëpo ato janë gjithashtu edhe një shembull për ne. Të krishterët, duke pasur dallueshmëri prej Frymës së Shenjtë, duhet të veprojnë me autoritet nga Perëndia dhe me përulësi dhe bindje. Kjo është arsyeja që Jezusi u tha dishepujve të tij: “Ai nga ju që do të dojë të bëhet i madh, të jetë shërbenjësi juaj . . . Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t’i shërbejnë, por për të shërbyer” (Mk. 10:43-45). — Drejtuesi i shërbesës në Azinë Jugore

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju ndihmojë të ndiqni shembullin e shërbimit nga Jezusi.

web1-woh-21-prill

Epifania e Asafit

Dita 21 | Lexoni nga Psalmi 73:15-28 Derisa hyra në shenjtëroren e Perëndisë dhe mora parasysh fundin e tyre. (v. 17) Kur isha një nënë e re isha e përhapu ...

Tags: No tags