Dita 31 | Lexoni nga 1 e Gjonit 5:6-8
Ky është ai që erdhi përmes ujit e gjakut, Jezus Krishti. (v. 6)
Ai që erdhi përmes ujit. Pagëzimi. Ai që erdhi përmes gjakut. Kryqëzimi. Gjoni na kujton se Jezusi, erdhi jo vetëm përmes ujit të pagëzimit, por edhe përmes gjakut të kryqit. Pra, uji dhe gjaku. Po kështu Gjoni (Gjo. 19:34) na kujton se gjatë kryqëzimit, një prej ushtarëve romakë, shpoi me shtizë brinjën e Jezusit dhe menjëherë që aty doli gjak dhe ujë, si një provë që tregonte se Jezusi kishte vdekur me të vërtetë, dhe se kishte me të vërtetë natyrë njerëzore.
Ne shpesh biem në tundimin për ta harruar kryqin. Në fund të fundit, nuk është diçka shumë e këndshme për t’u kujtuar. Meqenëse kryqi është një formë torturuese e ekzekutimit njerëzor, askush nuk do ta zgjidhte si simbolin kryesor të besimit. Por ja që ai gjendet, në kishat tona, në artin tonë, në bizhuteritë tona si ekuivalenti i lashtë i karriges elektrike.
Dhe po kështu priremi ndonjëherë të harrojmë edhe pagëzimin. Problemi nuk është aq tek veprimi, sesa tek ajo që nënkuptohet: Tani jam anëtar i këtij komuniteti njerëzish që nuk janë gjithmonë të këndshëm, e që shpesh jeta e tyre është e çoroditur. Por aty është kisha, kjo bashkësi njerëzish që mundohen të ndjekin Jezusin, përmes hirit të Perëndisë.
Edhe ne erdhëm para Zotit përmes ujit dhe gjakut dhe, të dyja këto, janë nën hirin e Perëndisë. — Steven Bouma-Prediger
Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë për ujin e pagëzimit dhe gjakun e Jezusit, dhe pranoni varësinë tuaj tek Perëndia.

