Dita 29 | Lexoni nga Gjoni 7:37-44
Nëse dikush ka etje le të vijë tek unë e të pijë. (v. 37)
Ishte koha e Festës judease të Kasolleve. Për shtatë ditë, uji transportohej në shtamba të arta prej pellgut të Siloamit tek Tempulli. Kjo shërbente si kujtesë e ujit që doli nga shkëmbi në shkretëtirë, kur Moisiu e goditi atë me shkopin e tij. (Num. 20:2-13) Po kështu, ky ritual shërbente si simboli i shpresës për Mesian e ardhshëm. (Isa. 12:3) Uji, ikonë e së shkuarës dhe së ardhmes. Uji, simbol i përkujtimit dhe shpresës.
Pikërisht ditën e fundit të kësaj feste të madhe, u shfaq Jezusi. Ai e kishte zakon të shfaqej në ngjarje si këto për të ndryshuar plotësisht gjithçka. Jezusi thirri duke thënë: “Nëse dikush ka etje, le të vijë tek unë e të pijë, ai që beson në mua le të pijë.” Ndonëse uji luante tashmë një rol të rëndësishëm në Festën e Kasolleve, Jezusi e rrit domethënien e tij duke bërë një pohim të çuditshëm: “Unë jam uji i jetës.” Sikurse e pohon haptazi te ungjilli sipas Gjonit në shtatë tiparet e tij “Unë jam”: (Buka e jetës; Drita e botës; Dera; Bariu i mirë; Ringjallja dhe Jeta; Rruga, e Vërteta dhe Jeta; Vreshti i vërtetë), Jezusi në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, jep një tjetër tipar të vetes ku thotë “Unë jam”.
Pa ujin, po kështu edhe pa Jezusin, ne nuk mund të jetojmë dot! — Steven Bouma-Prediger
Ndërsa luteni, pranoni Jezusin, Ujin e Jetës, dhe jetën me bollëk që ai ofron.

