Meditime 1 Dhjetor (Lexoni nga Eksodi 3:1-14)
Jezusi u tha atyre: ”Në të vërtetë, në të vërtetë unë po ju them: para se të kishte lindur Abrahami, unë jam”. (Gjoni 8:58)
Çfarë thoni ju kur ju kërkojnë të prezantoheni? Thoni emrin? Profesionin? Ju mund të identifikoheni me anë të një lidhjeje – si prindi, bashkëshorti/ja, vëllai/motra ose miku/mikesha e dikujt? Ndoshta keni një “fakt argëtues” gati për ta ndarë me dikë që do t’ju njohë.
Kur Perëndia e takoi Moisiun te shkurrja në flakë, Moisiu i kërkoi që të prezantohej si duhej. Ai donte që të mund të shpjegonte se kush e kishte dërguar kur të kthehej te pjesa tjetër e popullit, por emri që i dha Perëndia Moisiut ishte njëfarë enigme: “UNË JAM AI QË JAM”. Më shumë se një mijë vjet më vonë, Jezusi përdori të njëjtën frazë për veten. Kur ai tha: “Para se të kishte lindur Abrahami, unë jam”, Jezusi e shpalli qartazi një identitet hyjnor. (Gjoni 8:58).
Gjatë 25 ditëve në vazhdim, që na çojnë te festimi i lindjes së Jezusit, ne do të shikojmë 25 emra të ndryshëm për Jezusin në Bibël. Çdo javë do të kemi një fokus të ndryshëm: profecinë e Isaias për emrat e Mesias që do vijë, shtatë deklaratat “Unë Jam…” të Jezusit në ungjillin e Gjonit, emrat që i kanë dhënë Krishtit te Zbulesa dhe titujt e ndryshëm “Biri i…” për Jezusin. Sot do të përqendrohemi tek emri më i thjeshtë, e megjithatë, më i thelli nga të gjithë: Unë Jam.
Ndaloni pak dhe reflektoni për emrin Unë Jam. Çfarë do të thotë për ne që para se të lindte në një grazhd, Jezusi ka qenë gjithmonë? Që Ai është edhe tani? Që përgjithmonë emri i tij do të jetë Unë Jam? – Sarah Sanderson
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’jua prezantojë Veten edhe një herë!
#krishtlindje #christmas #1dhjetor #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android
Kërcej nga gëzimi
Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...









