Dita 60 | Lexoni nga Gjoni 17:20-26
…Unë jam në ta dhe ti në mua, që të jenë të përsosur në unitet dhe që bota të njohë që ti më ke dërguar dhe që i ke dashur, ashtu si më ke dashur mua. (v. 23)
Një himn i shkruar nga John Fawcett-i i bën jehonë lutjes së Jezusit: “Bekuar qoftë lidhja që na i bashkon zemrat në dashurinë e krishterë… Para fronit të Atit tonë, ne derdhim lutjet tona të zjarrta; frikërat tona, shpresat tona, synimet tona janë një e vetme, ngushëllimet tona dhe shqetësimet tona.” Ne kemi shumë gjëra të përbashkëta. Megjithatë, shpeshherë përqëndrohemi te dallimet dhe jo te ngjashmëritë. Jezusi do që ne të kërkojmë unitetin. Peter Scholtes-i hodhi në letër këto fjalë për një këngë tjetër bazuar te Gjoni 13:35: “Ne jemi një në Frymë; ne jemi një në Zotin… Dhe do të na njohin që jemi të krishterë nga dashuria për njëri-tjetrin.”
Jezusi u lut me zemër për të gjithë besimtarët që të jenë një, ta shikojnë lavdinë e Tij dhe ta njohin dhe ta ndajnë dashurinë e Tij. Është një thirrje intime për lidhje, bazuar në dashuri. “Dashuria” është një folje, jo thjesht një ide apo ndjenjë. Për Jezusin, dashuria nënkuptonte vetëflijim. Si ta shprehim dashurinë? Siç e thotë edhe kënga e mësipërme: “Ne do të ecim me njëri-tjetrin, do të ecim dorë për dore… Ne do të punojmë me njëri-tjetrin, do të punojmë krah për krah; dhe do ta mbrojmë dinjitetin e secilit dhe do ta shpëtojmë krenarinë e njëri-tjetrit.” Duhet punë dhe bashkëpunim, si edhe përqendrim te dashuria.
Pasi u lut, Jezusi u largua me dishepujt e Tij për të shkuar në kopshtin e Gjetsemanisë, ku e tregoi dashurinë e Tij. Lutjet e tij për paqe, gëzim, lavdi dhe unitet u bëfshin tonat ndërsa mësojmë të jetojmë si ai. — Denise Vredevoogd
Ndërsa luteni, kërkoni fuqi dhe urtësi për të jetuar në përmbushje të lutjeve të Jezusit!
#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita60
Perëndisë i besojmë
Dita 82 | Lexoni nga Psalmi 56 “Kur të kem frikë, do të mbështetem te ti. Me ndihmën e Perëndisë do të kremtoj fjalën e tij; kam vënë besimin tim te Perën ...
Shikoni lart
Dita 81 | Lexoni nga Psalmi 71 “Sepse ti je shpresa ime, o Zot...” (v. 5) Është një shprehje: “të gjendesh mes dy zjarresh.” Kur isha e vogël prindërit ...
Ki besim te Zoti
Dita 79 | Lexoni nga Psalmi 27 “Ki besim të madh te Zoti.” (v. 14) Çfarë mund të jetë më shqetësuese se të presësh mëngjesin netet kur ankthi ju lë pa g ...
Perëndia që na mbron
Dita 78 | Lexoni nga Psalmi 121 “Ndihma më vjen nga Zoti.” (v. 2) Kur im bir ishte 8 javësh, ndaloi së marri frymë. Pas dhjetra shtrimesh në spital viti ...
Qetësia dhe shpëtimi i Perëndisë
Dita 77 | Lexoni nga Psalmi 22 “Të gjitha skajet e tokës do ta mbajnë mend Zotin dhe do të kthehen tek ai;” (v. 27) Kur isha 7 vjeçe, babai më braktisi ...
Deri kur, o ZOT?
Dita 76 | Lexoni nga Psalmi 13 “...unë kam besim në mirësinë tënde.” (v. 5) Në jetë kam patur raste kur kam ndier një dëshpërim të thellë. Më dukej siku ...
Gëzohu, botë
Dita 75 | Lexoni nga Psalmi 98 “Dërgojini britma gëzimi Zotit, o banorë të të gjithë tokës, shpërtheni në këngë gëzimi, ngazëlloni dhe këndoni lavde.” (v. ...