Dita 18 | Lexoni nga Luka 5:36-39
Dhe pjesa që u hoq nuk i përshtatet së vjetrës. (v. 36)
Dikush e përmblodhi këtë shëmbëlltyrë dhe tha: “Jezusi po u shpjegonte atyre se rruga e tij (rruga e re) dhe rruga e farisenjve (rruga e vjetër) nuk mund të përziheshin. Farisenjtë refuzuan te besonin tek Jezusi (rruga e re) sepse supozuan se rruga e tyre e vjetër ishte më e mirë”.
Ja një shembull që tregon se si mënyra e farisenjve ishte një mënyrë veprash për t’i pëlqyer Zotit. E mbani mend kur Jezusi foli për fariseun që u fut në tempull për t’u lutur? Ai ndërsa lutej tha; “Unë bëj këtë dhe atë; unë agjëroj dy herë në javë; etj.” Kjo mënyrë e tyre tregonte një përpjekje për ta fituar jetën dhe parajsën me anë të veprave. Por Perëndia e ka hedhur poshtë çdo përpjekje për ta fituar, thjesht sepse njeriu nuk mund ta fitojë dot me anë të veprave. Rruga e re që solli Jezusi është vepra që Perëndia e pëlqen dhe e pranon. Ai është i vetmi që ju bind Atit të tij në mënyrë të përsosur. Madje edhe shenjtorët e Dhjatës së Vjetër, të gjithë janë mëkatarë. Ndonëse ata janë shembuj të mirë për t’u imituar, asnjë prej tyre nuk eci në bindje të përsosur. Të gjithë ata gabuan dhe ranë në mëkate.
Kjo është rruga e pëlqyer nga Perëndia, t’i besosh Krishtit. Prandaj Jezusi edhe tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta. Askush nuk shkon tek Ati, veçse nëpërmjet meje”(Gjo. 14:6). Përveç mëkateve të shumta që kishin farisenjtë, u shtuan mëkateve të tyre edhe këtë mëkat tepër të rëndë: mohuan Krishtin e Perëndisë, atë që do t’i kishte shpëtuar. A mendoni edhe ju si farisenjtë se rruga juaj është më e mirë se e Krishtit? – Gentian Dogani
Ndërsa luteni, besojini Krishtit dhe ecni në rrugën e tij.
#VeraeRe #RrobateRe #Luka53639 #JezusiështëUdha #BesimiJoVeprat #RrugaeKrishtit #Farisenjtë
#Ungjilli #FjalëteShpresës #Meditime
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...
Sinqeriteti përpara Perëndisë
Dita 38 | Lexoni nga Veprat e Apostujve 5:1-16 “Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve.” (v. 12) Pasazh ...
Fuqia e Emrit të Tij
Dita 36 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 3:11-26 “Dhe me anë të besimit në emrin e tij, këtë njeriun, që shihni dhe njihni, e forcoi emri i Jezusit;” (v. ...









