web-woh-34-shkurt

Vështirësitë Ndërtojnë Qëndrueshmëri

Dita 34 | Lexoni nga Psalmi 69:1-5, 30-36

Njerëzit e përulur do të shohin dhe do të gëzohen; dhe për ju që kërkoni Perëndinë, u përtëriftë zemra juaj. (v. 32)

Të jesh i krishterë nuk do të thotë të jesh imun ndaj vuajtjes dhe vështirësive. Në fakt, ndërsa jeta kalon, do të prekemi nga ngjarje të ndryshme jetësore (Gjoni 16:33). Ndonjëherë këto ngjarje sjellin gëzim, por jo rrallë ato sjellin edhe vuajtje, madje vuajtje që nuk shkaktohet nga gabimet apo mëkatet tona. Ka edhe njerëz që vuajnë pikërisht sepse mbrojnë dhe zbatojnë të vërtetën.

Edhe psalmisti e përjetoi këtë. Ai pohoi se kishte mbartur turp (v. 7), dhe zelli i tij për shtëpinë e Perëndisë e kishte konsumuar (v. 9). Trishtimi i psalmistit përshkruhet në mënyrë të jashtëzakonshme si dikush që po fundosej në Sheol (bota e të vdekurve). Ai është i huaj për jetën e vet dhe ndodhet në një situatë pa ndihmë, ndërsa rreziku e rrethon (vv. 1-2). Psalmisti nuk mund të kuptonte se kishte njerëz që e urrenin pa arsye dhe donin t’i merrnin jetën (v. 4). Nëse lexojmë me kujdes, ky psalm është forcë për ata që janë të gatshëm të vuajnë për Perëndinë. Megjithatë, do të duket i çuditshëm për ata që kurrë nuk e kanë kuptuar se dashuria për Perëndinë është një luftë e vështirë.

Vështirësitë mund të ndërtojnë qëndrueshmëri dhe nuk janë gjithmonë të këqija për ne — tek Romakëve, Pali përshkruan mënyrën se si vuajtja mund të sjellë në këmbëngulje, karakter dhe shpresë (Rom. 5:5). Kur vështirësia çon në lavdërim, Perëndia lartësohet (Ps. 69:30-36). — Agus Gunawan

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju japë forcë për të vazhduar të mbështeteni dhe të keni besim te Ai.

web-woh-36-shkurt

Dhënia e Provës

Dita 36 | Lexoni nga 1 Pjetrit 3:8-18Jini gjithnjë gati për t’u përgjigjur në mbrojtjen tuaj kujtdo që ju kërkon shpjegime për shpresën që është në ju. (v. 15) ...

web-woh-33-shkurt

Krenaria

Dita 33 | Lexoni nga Ezekieli 28:11-19Ti ishe i përsosur në rrugët e tua qysh nga dita që u krijove, deri sa nuk u zbulua te ti çoroditja. (v. 15)Kur jetojmë n ...

web-woh-31-janar

Kur Godet Stuhia

Dita 32 | Lexoni nga Mateu 8:23-27Pasi u ngrit, qortoi erërat dhe detin, dhe u bë bunacë e madhe. (v. 26)Jeta nuk është si të shkosh në restorant ku mund të zg ...

web-woh-30-janar

Pa Justifikime

Dita 30 | Lexoni nga Eksodi 4:10-17Të lutem dërgo dikë tjetër. (v.13)Po të kisha parë një ferrishte që digjet, të kisha marrë premtime mahnitëse, dhe të kisha ...

web-woh-27-janar

Çfarë Duhet të Bëj?

Dita 27 | Lexoni nga Eksodi 3:16-22Shko… (v.16)Krishterimi në thelb është një fe e “dërgimit”. Abrahami dhe familja e tij nisen, duke lënë familjen dhe shtëpin ...

Tags: No tags