web-woh-dita-72

Vetëkontrolli

Loading poll …

Dita 72 | Lexoni nga Galatasve 5:22-23; 2 e Timoteut 1:3-7

Por fryti i Frymës është… vetëkontrolli. (v. 22-23)

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, vetëkontrolli është fryt i Frymës. Vetëkontrolli apo çdo moderim, është një kontrast i mprehtë me veprat e mishit që liston Pali (Gal. 5:19-21). Ne mund të punojmë shumë për ndryshimin e sjelljes dhe temperamentit tonë, por vetëkontrolli që Fryma ushqen në ne, është krejt ndryshe. Është vetëkontrolli që motivohet nga më tepër se thjesht dëshira për të “qenë një njeri më i mirë”. Shkon përtej aftësisë sonë për t’iu përmbajtur një qëllimi apo një rezolute. Ndonjëherë, meraku ynë me vetëkontrollin të jep përshtypjen që synimet tona kryesore në jetë janë të konsumojmë më pak kalori dhe të harxhojmë brenda buxhetit që kemi. Këto janë synime të denja, por vetëkontrolli në sensin më të plotë synon të mirën e të tjerëve, jo të vetes sonë.

Kufizimi i egos dhe oreksit tonë i sjell përfitime njerëzve rreth nesh, ata që duam dhe ata që mund të mos i njohim kurrë. Vetëkontrolli do të thotë të frenohesh që të tjerët të mund të marrin një pjesë të asaj që ne e kemi me tepri. Ndonjëherë do të thotë “të jetosh thjesht që të tjerët të mund të jetojnë thjesht”. Në Amerikën e Veriut, ku konsumojmë shumë më tepër sesa pjesa që na takon nga burimet e botës, fryti i vetëkontrollit mund të sjellë lajme të mira për ata që jetojnë në skamje. Vetëkontrolli na lejon të frenohemi dhe të besojmë që do të ketë mjaftueshëm për të gjithë dhe që ne mund të kënaqemi me racione modeste që kujdesemi për mirëqenien e të tjerëve. – Jessica Bratt Carle

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë ta zhvillojë vetëkontrollin tuaj për përfitimin e të tjerëve!

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita72

web-woh-79-dhjetor

Kërcej nga gëzimi

Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...

web-woh-78-dhjetor

Nga vajtimi në kërcim

Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...

web-woh-77-dhjetor

Gëzimi i Shpenguesit

Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...

Tags: No tags