banneri

Video

E vërteta ime

Programi “E Vërteta Ime” është një program që sjell në mënyrë organike, historitë personale të besimtarëve, jo thjesht në shërbesë, por mbi të gjitha përfshihen profesionistë të suksesshëm në tregun e punës; që dinë si të shpalosin rreth e rrotull me zgjuarsi, besimin e tyre në Krishtin.

“E Vërteta Ime” nuk është një program i kopjuar, por autentik, sipas asaj që Perëndina na ka drejtuar në dhuntitë e Tij artistike, derdhur në ne.

 “E Vërteta Ime” fillimisht lindi si një program radiofonik, duke përfshirë 365 histori personale nga jetë të ndryshuara, duke bërë kështu të mundur 1 dëshmi në ditë, për një vit rresht.

Përshtypjet nga dëgjuesit ishin shumë të mira. Kjo bëri të mundur, dëshirën tonë që këtë program, ta bënim më të gjallë me zë dhe figurë, ku emocionet, gëzimi dhe nostalgjitë vijnë në kohë reale, në dokumentarin profil. Kështu, çdo dëshmi, histori vjen duke të folur ty. Kjo e bën një program personal dhe meditativ, sepse nuk janë të pakta herët kur çdokush mund të gjejë veten në segmente të ndryshme të historisë.

Kënaqësia më e madhe është kur pështypjet vazhdojnë të vijnë, e të vijnë kohë pas kohe, duke na treguar se këto histori kanë një impakt shumë të madh se ajo që kemi menduar. Jo pak herë, ata që e shohin janë njerëz që nuk e kanë përqafuar ende besimin e krishterë.

Ajo që na gëzon është dhe fakti që këto histori janë përdorur edhe në grupe qelizore, ku në takime bekohen me dëshmi të gjalla.

Ky realitet, na e bën më të gjallë vargun te libri i Zbulesës 12:11

“ Dhe ata e fituan atë me anë të gjakut të Qengjit, dhe me anë të fjalës së dëshmisë së tyre; dhe nuk e deshën jetën e tyre deri në vdekje.”