Vlerat

Cfarë ne mbajmë si të rëndësishme:
Media audio-vizive: Që në fillim, fokusi ynë ka qenë të përdorim radion, TV dhe Internetin për të predikuar ungjillin.
Literatura: Printimi dhe shpërndarja elektronike e Biblës dhe i literatures së Krishterë është thelbësor në ungjillizim dhe dishepullim. FESH prodhon mesazhe dhe studime Biblike që shpërndahen me anë të internetit, mediave lokale dhe librarive te ndryshme.
Partneriteti: Ne jemi të përkushtuar të bashkëpunojmë me partnerë në fushën e medias, botimeve, organizatave jo-fitimprurëse qofshin këto kisha apo individë. Qëllimi ynë është të mbështesim, inkurajojmë dhe aftësojmë besimtarët vendas të zhvillojnë metoda ungjillizimi per kontekstin e tyre. Kontributi jonë mund të jenë efektive vetëm nëpërmjet një rrjeti partnerësh local dhe ndërkombëtarë. Në shumë rrethana këta partnerë kanë dhënë rezultate të shkëlqyera, duke çuar në ngritjen e kishave të reja dhe rritjen e atyre ekzistuese.
Suksesi: Ne përpiqemi të promovojmë prodhimin e programeve tërheqëse, krijimin e eventeve ndërtuese per fëmijë e të rritur si dhe prodhimin e literaturës cilësore që i përshtatet kulturës dhe i qëndron besnik Fjalës së Perëndisë. Biblës. Për këtë arsye “Fjalët e Shpresës” kanë një audience të madhe jo të krishterë, për shkak të natyrës informuese dhe cilësisë që ne përcjellim. Qëllimi jonë final ështe të prezantojë dëgjuesin dhe lexuesin me Fjalën e Perëndisë, si atë të shkruar edhe atë që u bë mish. (Jezus Krishtin)